Zyrtaret pranojnë: Burgjet e Iranit janë të mbipopulluara të burgosurit 'flejnë në dysheme ".

Published on .

NCRI -  Cdo vit të paktën 600.000 iranianë dërgohen në burg duke lënë shumë të burgosur pa shtretër për të fjetur, këtë e ka pohuar shefi burgjeve të regjimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizimit të Burgjeve në Iran Asghar Jahangir tha të dielën: "Kapaciteti i burgjeve është 80.000 deri 118.000, por aktualisht ka 220.000 njerëz në to".

 

Jahangir gjatë një fjalim në qytetin e Shirazit gjithashtu foli për problemin kronik të Iranit, migracionin urban.

Ai shtoi: "9.5 milion njerëzve jetojnë në periferitë e qyteteve të mëdha. Këta njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë marrë strehim atje me shpresën e një jete më të mirë".

Assdollah Imani, përfaqësuesi i udhëheqësit suprem Ali Khamenei në provincën Fars, tha gjithashtu në takim: "migrimi i pakontrolluar, mbyllja e qendrave të prodhimit dhe papunësia, janë shkaku i rritjes se numrit të burgosurve.

"Rreth 500,000 deri 700,000 njerëz jetojnë në periferi të Shirazit, e cila është e ngjashme me qytetet e tjera të mëdha. Ne jemi duke luftuar me efektin e jo me shkakun, duke ndërtuar më shumë burgje, jemi duke u përballur me efektet".

Një tjetër zyrtar iranian tha gjithashtu të mërkurën se 11 milion iranianë jetojnë në periferitë e qyteteve.

NarimanMostafaei, drejtor i përgjithshëm i Zyrës për Rehabilitimin dhe Organizimit jozyrtare të Strehimit, i tha agjencisë së lajmeve ISNA se 11 milion iranianë ose 1/7 e popullsisë jetojnë në vendbanime joformale jashtë qyteteve pa pasur lehtësirat më themelore.

Ekspertët e kanë përshkruar 'jetesën në periferi' si përjashtimin e një pjese të popullsisë nga jeta politike, ekonomike dhe sociale të kombit, i cila është një nga vendet më të pasura në rajon me 700.000.000.000 $ të ardhura nga eksportet e naftës gjatë tetë viteve të Presidencës së Ahmadinejad, sipas një raporti nga Lajmet e Përditëshme të Iranit.

Shifrat e fundit kanë zbuluar se popullsia në burgjet e Iranit është rritur 21 herë, pra gati 210.000 të burgosur që nga koha kur mullahët erdhën në pushtet 35 vjet më parë,.

Rritja është në krahasim të zymtë me popullsinë e Iranit, e cila është dyfishuar që nga viti 1979, në bazë të raporteve kjo do të thotë se Irani zë vendin e katërt  në botë për numrin e lartë të burgosurve në raport me popullsinë.

Drejtori i Pergjitshem të  Organizimit të Burgjeve Z.Jahangir kishte thënë edhe në një intervistë të mëparshme me faqen e internetit të parlamentit të regjimit në dhjetor 2014: "Numri i të burgosurve është dyfishi i kapaciteti të burgjeve. Mbi 70 përqind e të burgosurve në Iran janë nën moshën. 40."

Sipas statistikave ndërkombëtare, vendet në mbarë botën kanë një mesatare prej 148 njerëzve në burg për 100,000 banorë të popullsisë, por në Iran shifra është 271 për 100.000.

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i të burgosurve në Iran është edhe më i lartë se shifrat zyrtare për shkak se shumë të burgosur në shumë burgje sekrete të IRGC në të gjithë vendin nuk janë të numëruara.

Arrestime masive të të rinjve në baza ditore është një metodë e përdorur nga regjimi iranian për të krijuar një klimë të terrorit në shoqëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stampa