• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 14 Nentor 2019, 07:25:52.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: 8 të burgosur janë varur në një burg në Karaj

NCRI – Xhelatët e regjimit iranian të hënën varën tetë të burgosur në burgun qëndror në qytetin e Karaj. Viktimat ishin dënuar me vdekje për cështje të lidhura me drogën.
Mediat shtetërore në Iran raportuan mbi ekzekutimet dhe nuk kanë informacione të tjera mbi viktimat.
Të burgosurit në burgun Gohardasht dhe burgun Qendror në Karaj kanë nisur një protestë të dielën për të shpëtuar dhjetra shokët e tyre të qelisë të cilët janë në prag të ekzekutimit.

Të burgosurit kanë sulmuar rojet e burgut me gurë i kanë thyer syzet dhe kanë hyrë në zonën e ajrimit. Të dielën pasdite në burgun e Karaj vazhduan përleshjet me rojet e burgut. Të burgosurit bërtitisnin me zë të lartë "Ne nuk do të lejojmë të na vrisni!"
Ndërkohë familjarët e tyre u mblodhën përpara Gjykatës në Karaj dhe thërrisnin "Ne nuk do të lejojmë të ekzekutohen." (shiko thirrjet që copëtuan zemrën e familjeve të të burgosurve të cilët përballen me ekzekutimet)
Të dielën,Rezistenca iranian bëri thirrje për veprim të menjëhershëm Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, qeverisë së SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian për të ndaluar trendin në rritje të ekzekutimeve në Iran dhe u bëri thirrje organeve të të drejtave të njeriut për një fushatë të gjerë globale kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.