Iran: Thirrje urgjente për dhënien fund të ekzekutimeve dhe represionit të grave

Published on .

Ekzekutimet: shifëra më e lartë në 12 vitet e fundit
Njoftim për shtyp nga Miqtë e Iranit të Lirë
Ne jemi shumë të shqetësuar nga lajmet për trendin në rritje të ekzekutimeve në Iran.

Tetë të burgosur janë var të hënën në Burgun Qëndror në qytetin Karaj. Të burgosurit në burgun Gohardasht dhe Burgun Qëndror në Karaj kanë nisur një protestë të dielën për të shpëtuar dhjetra shokët e qelisë të tyre të cilët janë në prag të ekzekutimit.

Të burgosurit të cilët janë në prag të ekzekutimit përfshirë këtu një numër të burgosurish të rinj të dënuar me vdekje se brohorisnin në protestën e korrikut në burgun Ghezel Hesar "Ne nuk do ju lejojmë të na vrisni më! Ne nuk do ju lejojmë të ekzekutoni shokët tanë të qelisë!
Ndërkohë, familjarët u mblodhën përpara Gjykatës në Karaj dhe thërrisnin "Ne nuk do ju lejojmë ti ekzekutoni ata." Një video e shkurtër me klithma copëton zemrën e familjarëve të 16 të burgosurve të cilët përballen me ekzekutimin. Mund të shikohet këtu https://www.youtube.com/watch?v=UGdEygQslR8

Këto ekzekutime janë rritur që kur i "moderuari" Presidenti Hassan Rouhani mori detyrën.

Femrat: Më shumë represioni nën Rouhani

Represioni i femrave iraniane dhe aktivistëve është përkeqësuar nën regjimin e Rouhanit, tha një hetues i të drejtave të OKB-së në muajin mars. Gratë janë të privuara nga shumica e të drejtave dhe lirive publike, madje edhe nga ndjekja e ndeshjeve në stadiume dhe nga të kënduarit, ato janë mohuar në mënyrë sistematike nga veprimtaritë sociale
Për fat të keq çështja e shkeljeve të të drejtave të njeriut, shtypja ndaj grave dhe tendenca në rritje e ekzekutimeve janë shtyrë në planë të dytë gjatë negociatave bërthamore me Iranin.

Në rrethana të tilla, ne ndiejm thellësisht keqardhje se regjimi iranian është bërë një anëtar i bordit ekzekutiv të "UN Women", një organizatë e formuar për të promovuar barazinë gjinore dhe aksesin e grave në pozita të përgjegjësisë.
Ne i bëjmë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe të 28 vendeve anëtare të dënojnë me forcë këto abuzimet të të drejtave të njeriut.


Gérard Deprez MEP
Kryetar, Miqtë e Iranit të Lirë
Parlamenti Europian

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stampa