Iran: 115 ekzekutime në dy javë

Published on .

Fashizmi vrastar i mullahëve ka rritur ndjeshëm ekzekutimet për të vonuar rënien e regjimit

NCRI-Pas valëve të ekzekutimeve në qytete të ndryshme në Iran, regjimi klerike anti-njerzore i dërgoi 30 të burgosur të tjerë në trekëmbëshin nga data 22 prill deri në 26 prill. Nëntë të burgosur janë varur kolektivisht më 22 prill në Vakil Abad në burgun e Shiraz. Më 23 prill, gjashtëmbëdhjetë të burgosur të tjerë u ekzekutuan në Bandar Abbas, KERMAN dhe Jiroft. Më 25 dhe 26 prill, tre të burgosur në burgun e Rasht dhe dy të burgosur të tjerë u ekzekutuan në qytetet e Zanjan dhe Abhar.

 Si e tillë, numri i ekzekutimeve në më shumë se dy javë, 13 prill - 26 prill, arrin në 115. Numri i vërtetë i të ekzekutuarve është më i lartë se kaq. Sipas disa raporteve në javët e fundit, një numër i madh i të burgosurve janë ekzekutuar fshehurazi në Arak.

Kriminelët në pushtet, në Iranin e rrethuar nga kriza politike, sociale dhe ekonomike në rritje, si dhe të shqetësuar për pasojat e negociatave bërthamore, janë duke përdorur ekzekutimet, torturat dhe vrasjet ndaj popullit të Iranit më shumë se çdo herë tjetër në mënyrë që të krijojë një atmosferë frike dhe represioni, për të parandaluar përhapjen e protestave sociale duke abuzuar me heshtjen dhe mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj shkeljeve brutale dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran.

 Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit

 27 Prill 2015

Stampa