• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 15 Dhjetor 2019, 17:48:17.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Mbi 60 të ekzekutuar për 10 ditë

NCRI - Të paktën katër apo më shumë të burgosur janë varur në 10 ditët e fundit në të gjithë qytetet e Iranit - duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave të 63 të burgosurve.
Informacioni i marrë nga burimet brenda Iranit tregon se dy të burgosur janë varur të dielën e kaluar në burgun Shahab në qytetin Kerman. Një njeri i identifikuar si Norouz Basiri u var në burgun kryesor në qytetin e Tabrizit. Një burrë 35-vjeçar u var të enjten në qytetin e Gachsaran në jug të Iranit.

Regjimi Iranian nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ekzekutimet që janë kryer në Kerman dhe Tabriz, por të premten Agjencia Shtetërore e Lajmeve IRNA ka publikuar një raport të shkurtër mbi varjet në qytetin e Gachsaran.
Me furinë e fundit të ekzekutimeve në Iran, Soona Samsami, Përfaqësuesi i SHBA NCRI-së, tha të enjten për IBTimes Indi: "Klima politike e represionit dhe censurës në Iran, së bashku me mungesën e procesit të duhur në gjyqësor, krijojnë vështirësi të mëdha në gjetjen e së vërtetës prapa ekzekutimeve në Iran."
"Megjithatë, një gjë është e sigurt: regjimi vazhdon të përdorë dënimin me vdekje, jo si një pengesë ndaj abuzimit me drogën apo për të frenuar krime ordinere, por si një mjet për të ushtruar terror në një popullatë të re në rritje të shqetësuar dhe të tërbuar." tha Samsami .
Samsami gjithashtu ka kritikuar Hassan Rouhani sepse dështoi për te frenuar abuzimet e të drejtave të njeriut në vend.
"Miratimi i Hassan Rouhani prijësi i madh pavarësisht këtyre varjeve barbare, nuk ka bërë reforma në kushtetutë dhe në gjyqësor ku ekzekutohen 30.000 të burgosur politikë.” Ironikisht, Mostafa Pourmohammadi, një nga tre njerëzit që rrinin ulur në 'komisionin e vdekjeve' që i ka dërguar këto të burgosur politikë, kryesisht anëtarë të MEK, tek trekëmbëshin, është Ministri i Rouhani për Drejtësi, "shtoi ajo .

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.