IRAN: 16 Të burgosur u varën të hënën më(1 Qershor, 2015)

Published on .

NCRI – Regjimi klerik anti njerëzor i pushtit të Iranit ka varur të paktën 16 të burgosur më 1 qershor në qytetet Karaj dhe Orumiyeh.
Të paktën një grup prej dymbëdhjetë të burgosurish janë varur në burgun Ghezel Hessar në qytetin e Karaj. Ata ishin transferuar në izolim më 30 maj duke pritur ekzekutimin e tyre.

Një nga të burgosurit humbi jetën në burg për shkak të një ataku kardiak, ndërkohë që priste ekzekutimin.
Familjarët e pikëlluar të të varurve prisnin jasht burgut për të marrë trupat e të dashurve të tyre.
Një ditë më parë, rojet e burgut anti-rebelimit në Ghezel Hessar sulmuan dhe rrahën të burgosurit e dënuar me vdekje të cilët kishin refuzuar për të ngrënë në shenjë proteste për ekzekutimet në grup.
Në një tjetër krim, katër të burgosur Kurdë, duke përfshirë tre kushërinj janë varur kolektivisht në burgun Darya në qytetin e Orumiyeh.
Diktatura fetare e pushtetit të Iranit është e paaftë që të ballafaqohet me krizat e përshkallëzuara të brendshme dhe ndërkombëtare,dhe numri i varjeve është rritur duke përhapur frikë dhe terror në shoqëri për të parandaluar mospajtimet dhe shprehjen ne publik .
Më 30 maj, tre të burgosur u ekspozuan në rrugët e Pakdasht (Provinca Tehran) me pretekstin se ishin "banditë dhe huliganë". Kolonel A'dinevand, komandant i forcave të sigurisë në Provincën Pakdasht , ka thënë: "Njerëzit duhet të jenë të sigurt pasi siguria nuk është diçka që dikush mund ta cënojë."
Burrat ishin nënshtruar duke i degraduar dënimet e tyre dhe duke i ekzposuar menjëherë pas arrestimit të tyre pa ndjekur ndonjë process gjyqësor.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
1 Qershor 2015

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stampa