• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 17 Qershor 2019, 13:31:55.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Intensifikon Shtypjen mbi Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut

Raporti Botëror mbi Situatën e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, i shkruar nga Michel Forst, Raportuesi Special i OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, është publikuar rishtazi nga Kombet e Bashkuara.

Raporti fokusohet tek shtypja që Irani ushtron mbi mbrojtësit e të drejtave njerëzore, dhe përshkruan masat gjithnjë e më intensive që ka marrë regjimi iranian në 2018-ën.

Sipas raportit, “që nga dhjetori i 2017-ës, situata për mbrojtësit e të drejtave njerëzore në Iran është bërë shumë më e rrezikshme, me qindra protestues të arrestuar, të burgosur, të akuzuar, madje edhe të vrarë në protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin.”

Raporti adreson çështje që ndikojnë tek gratë iraniane, sidomos mbrojtëset e të drejtave të grave, duke përfshirë gazetaret dhe avokatet. Ai shpjegon se regjimi “e ka intensifikuar gjithashtu shtypjen ndaj mbrojtëseve gra në përgjithësi, dhe veçanërisht për protestat e tyre paqësore për heqjen e hijab-it.” Forst thotë se “Qindra mbrojtëse gra persekutohen për punën e tyre legjitime. Hoda Amid, Najmeh Vahedi dhe Rezvaneh Mohammadi janë arrestuar dhe burgosur në mënyrë arbitrare në vendndodhje të panjohura në shtator 2018 si shpagim për përfshirjen e tyre në workshop-e mbi të drejtat e barabarta të martesës dhe veprimtari të tjera paqësore në lidhje me të drejtat e grave. Atena Daemi dhe Golrokh Ebrahimi Iraee janë burgosur sepse kanë luftuar për të drejtat e grave, kundër punës së fëmijëve, dhe kundër dënimit me vdekje. Ata mbahen në ‘karantinë’ dhe kanë kontakt të kufizuar me botën e jashtme.”

Në fakt, raporti thotë edhe se, “Shteti i sheh mbrojtësit e të drejtave njerëzore si kërcënim për sigurinë kombëtare. Për këtë arsye, nuk ka asnjë ligj kombëtar apo politikë për të mbrojtur mbrojtësit e të drejtave të njeriut, dhe të drejtat e Deklaratës nuk respektohen. Shteti ka argumentuar se ‘Perëndimi’ e përdor termin mbrojtës i të drejtave të njeriut për të mbrojtur çfarë ai përshkruan si terroristë, spiunë apo një tipar të propagandës së infiltrimit perëndimor.” Pra, nuk është e habitshme që raporti supozon se “mbrojtësit kanë qenë subjekt i torturës, duke përfshirë imitim ekzekutimesh, rrahje, privimin e gjumit dhe mohimin e aksesit në kujdesin e duhur mjekësor; subjekt i arrestimit dhe burgosjes arbitrare në vijim të gjyqeve të padrejta; subjekt i shpërndarjes së dhunshme të protestave paqësore; subjekt i ndalimit të udhëtimit dhe i ngacmimit të familjarëve të tyre, duke përfshirë fëmijët.”

Shtypja ndaj avokatëve në Iran në 2018-ën është e paprecedent, thotë raporti. Gjithashtu, ai akuzon regjimin iranian se ka shtypur me dhumë protesta paqësore, se ka ngacmuar e frikësuar aktivistët e të drejtave njerëzore dhe familjarët e tyre, dhe se “i ka arrestuar e burgosur ata në mënyrë arbitrare, duke i bërë t’i nënshtrohen torturës dhe kushteve të rrezikshme në burg (ka disa raporte të vdekjeve të dyshimta në burg dhe të mohimit të trajtimit urgjent mjekësor), gjyqeve të padrejta dhe dënimeve të zgjatura apo ekzekutimit.”

Forst kërkon që regjimi iranian “ta ndalë persekutimin e vazhdueshëm të të gjithë mbrojtësve të të drejtave njerëzore. Shteti duhet ta pranojë rolin produktiv e legjitim shoqëror e politik që mbrojtësit e të drejtave njerëzore luajnë në Iran e kudo tjetër, dhe të ndalojë përpjekjet për t’i heshtur ata duke i etiketuar si zëra të huaj apo kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Ai bën thirrje për lirimin e avokatëve dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut të cilët janë aktualisht duke lënguar në burg për punën e tyre paqësore e legjitime.”

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.