• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 16 Gusht 2019, 17:06:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Marshimi i opozitës iraniane me rastin e përvjetorit të revolucionit anti-monarkik të 1979-ës

Fjalimi i Dr. Alejo Vidal-Quadras, Paris, 8 Shkurt 2019

 

Alejo Vidal-Quadras, ish Zëvendës President i Parlamentit Europian dhe President aktual i komitetit ndërkombëtar Në Kërkim të Drejtësisë (ISJ), i thotë tubimit të Parisit për një Iran të lirë: “I bëj thirrje BE-së që të ndërmarrë një përqasje të ashpër ndaj këtij regjimi teokratik e terrorist i cili nuk ka të ardhme.”

Alejo Vidal-Quadras:

“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu dhe shoh një turmë kaq të mirë që grumbullohet në 40-vjetorin e revolucionit iranian kundër diktaturës së Shahut.

Gjatë këtyre katër dekadave të fundit, populli iranian ka vuajtur shumë nën këtë regjim fondamentalist islamik. Por mullahët nuk kanë mundur ta mposhtin lëvizjen e rezistencës për liri e demokraci.

Gjatë vitit të shkuar, kemi parë ndryshime të mëdha për sa i përket Iranit. E kemi parë popullin iranian të ngrihet në kryengritjet e tij mbarëkombëtare duke thirrur “loja ka mbaruar si për reformistët, ashtu edhe për konservatorët.” I kemi parë “Njësitë e Rezistencës” të PMOI-së të lulëzojnë në mbarë Iranin, duke vendosur postera e shpërndarë fletushka e duke përhapur fjalën e rezistencës në çdo qytet e fshat kudo nëpër Iran. Këto njësi të rezistencës i kanë tmerruar vërtetë mullahët të cilët janë në panik dhe nuk kanë gjetur mënyrë tjetër për t’u përgjigjur përveç intensifikimit të represionit të brendshëm dhe terrorizmit në Europë duke u përpjekur ta eliminojnë fizikisht PMOI-në dhe lëvizjen opozitare demokratike jashtë vendit.

Gjatë vitit të shkuar kemi parë gjashtë diplomatë iranianë, duke përfshirë një Ambasador në detyrë, të arrestohen apo të përjashtohen nga Europa për rolin e tyre në komplotet terroriste ndaj kundërshtarëve të tyre në tokën europiane. Pamë komplotin e dështuar për bombardim në Villepinte këtu në Francë në korrik të vitit të shkuar; patëm tentativën e dështuar për të bombarduar tubimin e opozitës iraniane me rastin e vitit të ri pers në Shqipëri në mars të vitit të shkuar.

Këto tentativa të dëshpëruara tregojnë vërtet se e vetmja lëvizje që regjimi iranian e merr seriozisht është pikërisht kjo lëvizje e udhëhequr nga znj. Maryam Rajavi.

Sot regjimi është gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare dhe presioni mbi mullahët po rritet për shkak të terrorizmit të tyre dhe lëshimit të raketave balistike, si dhe financimit të grupeve terroriste në rajon.

I bëj thirrje BE-së të ndërmarrë një përqasje të ashpër ndaj këtij regjimi teokratik e terrorist i cili nuk ka të ardhme.

BE duhet t’u japë fund politikave të paqësimit dhe të mbështesë opozitën iraniane në vend të mullahëve. Paqësimi vetëm sa i trimëron mullahët për të kryer më shumë krime në Iran dhe më shumë terrorizëm në Europë.

BE duhet ta vërë të gjithë Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në listën e zezë të terrorizmit.

Kam realisht shumë shpresë dhe besim se viti 2019 mund të jetë viti i përmbysjes së mullahëve! Le të punojmë së bashku për këtë qëllim.

Rroftë Irani i Lirë!

Faleminderit.”

Twitter Ads info and privacy

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.