• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 16 Gusht 2019, 17:06:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Dy të burgosur politikë iranianë Sunni nisin grevë urie në burgun Gohardasht

Dy të burgosur politikë iranianë të besimit Sunni nisën një grevë urie në protestë ndaj torturimit të të burgosurve dhe transferimit të tyre në izolim. Seyyed Towhid Ghoreishi dhe Hamzeh Darvish, dy të burgosurit, po mbahen aktualisht në izolim në burgun Gohardasht në Karaj.

Të enjten, rojat e burgut mësynë sallën ku ndodheshin të burgosurit Sunni dhe i sulmuan ata. Tetë prej tyre u transferuan në izolim. Të paktën gjashtë prej të burgosurve janë plagosur rëndë, por zyrtarët e burgut i kanë kthyer ata në godina pa asnjë lloj kujdesi mjekësor. Ghoreishi dhe Darvish janë ende në izolim.

Së bashku me Ghoreishi dhe Darvish, gjashtë të burgosur të tjerë janë çuar me forcë në izolim, me duar e këmbë të lidhura pasi ishin rrahur rëndë. Emrat e këtyre të burgosurve janë Marivan Karkouki, Namegh Deldel, Anwar Khezri, Farhad Salimi, Teymour Naderi Zadeh dhe Jamal Ghaderi. Rojat e burgut përdorën spërkatës djegës dhe shkopinj për t’i detyruar të burgosurit të shkojnë në izolim.

Ghoreishi, një udhëheqës lutjesh në njërin nga qytetet e provincës Gilan, është aktivist fetar, politik dhe i të drejtave civile. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u dënua me 10 vite burg, të cilat u shkurtuan më vonë në pesë vite.

Në korrik, kur kishin mbetur pak më shumë se 11 muaj deri në përfundimin e dënimit të tij, Ghoreishi u dërgua në godinën famëkeqe 209 të burgut Evin për t’u marrë në pyetje për akuza të shpikura e të paqarta të përhapjes së lajmeve kundër regjimit iranian. Pas pesë muajsh torture mendore e fizike si dhe mbylljes në izolim, ai u akuzua për krimet qesharake të “mbështetjes së grupeve disidente” dhe “veprimit kundër sigurisë kombëtare.” Më pas e rikthyen në burgun e Gohardasht.

E vetmja dëshmi që siguruan zyrtarët e regjimit ishte fakti se Ghoreishi e kishte përshkruar Bashar al-Assadin e Sirisë si diktator.

Ndërkohë që ai nuk e pranoi fajin për asnjë nga akuzat, u bë një apel në emër të tij. Të martën, më 5 shkurt, zyrtarët e burgut u përpoqën ta detyronin Ghoreishi-n të dilte në gjyq, gjë që ai e refuzoi. Atëherë rojat e burgut sulmuan godinën ku mbahej Ghoreishi, duke plagosur Ghoreishi-n dhe të burgosurit e tjerë Sunni të cilët u përpoqën ta mbronin.

Regjimi iranian ka një regjistër të gjatë sjelljesh të dhunshme ndaj minoriteteve fetare dhe etnike. Vitet e fundit, zyrtarët e regjimit kanë përdorur justifikime të ndryshme për të dhënë dënime të ashpra kundër anëtarëve të komunitetit Sunni.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.