• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 25 Prill 2019, 15:57:18.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Forcat e sigurisë sulmojnë burgun e grave

Forcat e sigurisë së burgut Qarchak në Varamin, në jug-lindje të Teheranit, sulmuan të burgosurat e këtij burgu grash natën e së enjtes, me kohën e vendit, duke përdorur gaz e spërkatës lotsjellës. Godinat 1 dhe 2 ranë nën një sulm të pamëshirshëm dhe raportet tregojnë se këto sulme vazhduan deri të premten.

Raportohet se shumë të burgosura janë rrahur rëndë dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor.

Kjo mësymje nisi kur të burgosurat e Godinave 1 dhe 2 kërkuan që autoritetet të siguronin trajtimin mjekësor për njërën prej tyre, duke protestuar ndaj mospërfilljes së zyrtarëve të burgut. Rojat e burgut sulmuan godinat në vijim të kësaj proteste.

Të burgosurat u vunë zjarrin shtretërve e çarçafëve të tyre në mënyrë që të neutralizonin efektet e gazit e spërkatësit lotsjellës që u lëshua në atë hapësirë të mbyllur. Autoritetet e burgut përdorën një zjarrfikës për ta shuar zjarrin ndërkohë që gratë ishin ende të bllokuara në godinë. Më pas, ata ndërprenë elektricitetin dhe gazin brenda godinës duke i lënë të burgosurat në të ftohtë pasi ishin lagur nga zjarrfikësja. Pavarësisht se kishin thithur sasi të mëdha të spërkatësit dhe gazit lotsjellës, të burgosurat u lanë në atë gjendje deri të premten në mëngjes.

Sipas raporteve nga familjarët e të burgosurave, gjatë sulmit, ato janë rrahur e lënduar rëndë, dhe disa prej tyre janë çuar në qendrën mjekësore të burgut.

Në përgjigje ndaj raporteve të këtij sulmi që nisi të enjten më 7 shkurt 2019, Drejtori i Kërkimit dhe Mbrojtjes për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, Philip Luther tha, “Raportet për përgjigjen e pakujdesshme e të rëndë të rojave iraniane të burgut ndaj protestave në burgun Shahr-e-Rey janë jashtëzakonisht alarmuese. Shumë të burgosura raportohet që kanë marrë trajtim në spital për efektet e gazit lotsjellës.

“Autoritetet e burgut duhet të mos përdorin më forcë të panevojshme e të tepruar kundër të burgosurave. Në vend të mësymjeve të dhunshme kundër të burgosurave, ata duhet të punojnë për të adresuar kushtet çnjerëzore e të fëlliqura në burgun Shahr-e Rey.”

Raporte të mëtejshme tregojnë se një numër të burgosurash të Qarchak janë transferuar me dhunë në burgun famëkeq Evin të Teheranit.

Të shtunën, 40 të burgosura, me kokat e mbuluara me thes, u transferuan në Godinën 240 të burgut Evin.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.