• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 22 Tetor 2019, 16:07:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Arreston për Pak Kohë 2 Diplomatë Europianë në një Mbrëmje të Frekuentuar nga të Dyja Gjinitë

Nga Sedighe Shahrokhi

Regjimi iranian ka arrestuar për pak kohë dy diplomatë europianë në një mbrëmje të frekuentuar nga të dyja gjinitë në kryeqytetin Teheran, sipas agjensisë së lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Forcën terroriste Quds të Gardës Revolucionare (IRGC-QF).

Raporti i së shtunës thotë se një diplomat britanik dhe një hollandez janë liruar nga policia pasi janë identifikuar si punonjës të qeverive të huaja, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Raporti thotë se në këtë mbrëmje ishin të pranishëm disa burra dhe gra, por nuk jep detaje të mëtejshme dhe nuk specifikon nëse ishte përdorur alkool.

Në Iran, sipas ligjeve fondamentaliste të regjimit, mbrëmjet ku marrin pjesë të dyja gjinitë konsiderohen të paligjshme.

Bazuar pjesërisht në raporte lajmesh

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.