• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 14 Nentor 2019, 07:25:52.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi i Iranit Vazhdon të Ekzekutojë të Burgosur Edhe në Muajin e Shenjtë Islamik – Raport

Nga Mansoureh Galestan

Regjimi iranian ka vazhduar të japë e të kryejë dënime me ekzekutim gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, sipas raportit të fundit mujor mbi të drejtat e njeriut, të publikuar nga Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut në Iran, të hënën.

Islami këshillon që të mos kryhen ekzekutime gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit por autoritetet iraniane kanë varur publikisht një të burgosur brenda muajit të agjërimit, shkruan Iran HRM në raportin e saj mujor për majin 2019.

Raporti shton se një i burgosur politik është dënuar me vdekje me akuzat për “luftë kundër Zotit”, “mbledhje dhe bashkëpunim,” dhe “anëtarësi në MEK,” duke iu referuar grupit kryesor të opozitës demokratike iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedin e Khalq, MEK). Verdikti u nxor nga dega 28 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, të kryesuar nga gjykatësi famëkeq, Mohammad Moghiseh.

34-vjeçari Abdullah Ghasempour është arrestuar më 21 maj 2018 për vënie zjarri ndaj një baze Basij të Gardës Revolucionare (IRGC), filmimin e ngjarjes, dhe dërgimin e videos tek mediat e MEK.

Tre të tjerë, Mohammad Hossein Ghasempour (vëllai i Abdullah), 32, Alireza Habibian, 30, dhe Akbar Dalir, 34, u dënuan me pesë vite e gjysëm burg secili për “mbledhje dhe bashkëpunim,” dhe po mbahen aktualisht në Godinën 4 të Burgut Evin të Teheranit. Ata janë arrestuar së bashku me Ghasempour, dhe janë gjithashtu të lidhur me opozitën — Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicionin që përfshin MEK-un.

Regjimi iranian ka një histori të gjatë të përdorimit të dënimit me vdekje si vegël për të shtypur mospajtimin.

Muajin e shkuar, udhëheqësi suprem i mullahëve Ali Khamenei caktoi Gjeneralin e pamëshirshëm Hossein Salami si komandant të ri të Gardës Revolucionare (IRGC). Më herët, ai pati caktuar Ebrahim Raisi-n, një person i përfshirë në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, si kryegjyqtar.

Zyrtarët e regjimit janë të alarmuar nga shndërrimi i pakënaqësisë së gjerë publike në protesta nëpër rrugë, ndërkohë që ekonomia e Iranit është copë-copë: inflacioni ka arritur gati në 50 përqind, monedha e vendit pothuajse është fundosur, grevat e punëtorëve e të shërbimit civil janë bërë të zakonshme dhe regjimi po përballet me një lëvizje në rritje për të drejtat e grave.

Gjithashtu, përmbytjet e fundit në mbarë vendin i kanë shkatërruar tokat bujqësore në 26 provinca dhe miliona njerëz po kërcënohen nga sëmundje të ndryshme në zonat rurale.

Riorganizimi që i është bërë gjykatës dhe forcave të armatosura sinjalizon faktin që   regjimi është i vendosur ta shtojë presionin mbi publikun, për të parandaluar çdo sfidë ndaj sundimit të mullahëve.

Raporti i plotë mujor i Iran HRM mund të gjendet këtu.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.