• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 14 Nentor 2019, 07:25:52.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Dënon Gazetarin me Dy Vite Burg

 

Nga Mahmoud Hakamian

Gjykata e regjimit iranian të dielën dënoi një gazetar me dy vite burg për "përhapje të keqinformimit" dhe "fyerje" ndaj liderit suprem të mullahëve dhe autoriteteve, u tha mediave shtetërore avokati i tij.

Masoud Kazemi u ndalua gjithashtu të kryente "veprimtari mediatike" për dy vjet, sipas avokatit Ali Mojtahedzadeh, i cituar nga agjensia zyrtare e lajmeve IRNA.

Raporti nuk e specifikon shkakun e akuzave kundër Kazemi-t, sipas AFP.

Një gazetë shtetërore iraniane raportoi më 23 maj se ai ishte arrestuar një ditë më parë.

Gazetari ishte reporter për të përditshmen shtetërore Shargh si dhe kryeredaktor i revistës së përmuajshme Seda-ye Parsi, raporton agjensia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA.

Një gazetar tjetër, Pouyan Khoshhal, është arrestuar në tetor për "fyerje" kundër shenjtërive fetare.

Në gusht, gazetari Mir Mohammad Mir-Esmaili u dënua me 10 vite burg për një fyerje fetare.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.