• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 18 Korrik 2019, 17:58:09.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

8-11 Milion Iranianë Vuajnë nga Analfabetizmi Absolut

Shkruar nga Shamsi Saadati 

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit të regjimit iranian thotë se ka tetë milion njerëz analfabetë në vend, afërsisht 10 përqind e popullsisë.

Prillin e shkuar, qendra kërkimore e parlamentit iranian pati raportuar se afërsisht nëntë milion iranianë vuajnë nga "analfabetizmi absolut."

Megjithatë, Drejtoresha e Shkollimit në Ministrinë e Arsimit, Leyla Rezaee, këmbëngul se ka vetëm tetë milion iranianë analfabetë.

Statistikat e nxjerra nga organizatat ndërkombëtare si UNESCO tregojnë se numri i njerëzve "absolutisht analfabetë" në Iran është shumë më i lartë, pavarësisht implementimit të tre planeve strategjike për zhdukjen e analfabetizmit në Iran.

Bazuar në statistikat e World Bank, afërsisht 85.5% e popullsisë ishin analfabetë në Iran në vitin 2016. Vlerësimi i World Bank tregon se Irani ka 11.6 milion njerëz absolutisht analfabetë.

Statistikat e UNESCO-s tregojnë gjithashtu se 2% e popullsisë iraniane nën moshën 24 vjeç vazhdojnë të vuajnë nga analfabetizmi absolut.

Në mars 2018, kreu i Organizatës iraniane të Lëvizjes për Shkollim, Ali Baqerzadeh, tha për agjensinë shtetërore të lajmeve ISNA se numri i njerëzve absolutisht analfabetë në Iran është 8.8 milion, dhe se numri i tyre së bashku me gjysëm-analfabetët arrin 11 milion.

Provincat kufitare të Iranit janë ato që vuajnë nga përqindja më e lartë e analfabetizmit.

Bazuar pjesërisht në raporte lajmesh

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.