• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Gjykata e Apelit e Regjimit Iranian Miraton Dënimin me Kamxhik dhe me Burgim të Gjatë për Aktivisten Femër

Shkruar nga Hamideh Taati 

Gjykata e apelit e regjimit iranian në Teheran ka miratuar një dënim me rrahje me kamxhik dhe burgim për një aktiviste të të drejtave njerëzore.

Dega 36 e Gjykatës së Apelit të Teheranit ka miratuar 74 goditjet dhe një burgim gjashtë-vjeçar për Sepideh Farhan, një e diplomuar për arkitekturë dhe aktiviste civile me akuzat e “prishjes së rendit publik përmes pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme” dhe “asocimit dhe bashkëpunimit për të vepruar kundër sigurisë kombëtare.”

Sepideh Farhan (Farahabadi) u arrestua nga forcat e sigurisë të regjimit në janar 2018 gjatë kryengritjes anti-regjim në Iran. Ajo u lirua nga burgu Evin me një garanci prej 2.5 bilion rial më 17 shkurt 2018.

Dega 26 e Gjykatës Revolucionare të regjimit e kishte dënuar atë në mungesë me gjashtë vite burg më 24 qershor 2018.

Të burgosurit politikë në Iran arrestohen dhe ndiqen penalisht nën akuza të lidhura me sigurinë kombëtare për veprimet e tyre paqësore që përfshijnë pjesëmarrjen në tubime.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.