• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Aktivisti i Famshëm Iranian i të Drejtave të Mësuesve: Lidhja me MEK Është 'Vija e Kuqe' e Regjimit Iranian

 

Shkruar nga Mahmoud Hakamian 

Aktivisti i famshëm iranian i politikës dhe i të drejtave të mësuesve, Hashem Khastar, i cili është liruar së fundmi nga burgu, ka dhënë një mesazh për popullin iranian, ku deklaron se nga përvoja e tij personale, kushdo që lidhet me grupin kryesor opozitar Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), i njohur edhe si Mujahedin-e Khalq (MEK), shkel vijën e kuqe të palejueshme të regjimit iranian.

Khastar tregoi se forcat iraniane të sigurisë i kanë kërkuar së fundmi të nxjerrë një deklaratë ku dënon MEK-un, gjë që ai e ka refuzuar. Agjentë të ministrisë iraniane të inteligjencës e kanë informuar gjithashtu Khastar-in se janë në kontakt me djalin e ish-Shahut të Iranit, dhe i kanë ofruar madje ta vënë Khastar-in në kontakt me Princin e Kurorës Reza Pahlavi, gjë që ai e refuzoi gjithashtu.

Khastar tha se regjimi po përpiqet t’i nxisë disidentët që t’i bashkohen kampit të monarkistëve dhe ta sulmojnë njëkohësisht MEK-un. Ai tha se, në disa raste, regjimi i burgos përkohësisht individët për ta rritur besueshmërinë e tyre si kundërshtarë të regjimit në mënyrë që të kenë më shumë sukses në misionin e tyre kundër oponentëve të vërtetë të regjimit kur të lirohen.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.