• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Një Zyrtar i Dytë Pranon Masakrën e të Burgosurve Politikë të MEK në 1988-ën në Iran

Shkruar nga Shamsi Saadati më 31 korrik 2019.

Një zyrtar i dytë i regjimit iranian e ka pranuar masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.

Ali Razini, Përfaqësuesi i Punëve Ligjore dhe Zhvillimit Gjyqësor, foli për uebsitin Jamaran, i cili ka lidhje me familjen e Khomeini-t, më 29 korrik 2019 dhe konfirmoi se vrasjet jashtëgjyqësore janë kryer me urdhër të Khomeini-t “pa u penguar nga burokracitë.” Ai tha se proceset gjyqësore që çuan në masakër ishin një nga vendimet e fundit madhore të Khomeini-t.

Razini shpjegoi se më 24 korrik 1988, Khomeini nxori një dekret të fshehtë për zhvillimin e gjyqeve urgjente nën pretekstin e “hetimit të krimeve të luftës” dhe se Razini u caktua kryetar i këtij gjyqi.

Razini tha: “Një nga të mirat më të rëndësishme që solli ky urdhër ishte se këto gjyqe eliminuan kundërshtarët që kishin marrë pjesë në Operacionin Mersad. Kjo do të thotë se nuk i sollëm të arrestuarit në Teheran apo Ahëaz. Ata u arrestuan, u gjykuan dhe u ndëshkuan në të njëjtat zona lufte.”

Razini shpjegoi se shumica e njerëzve të gjykuar në këto gjyqe ishin të rinj dhe shumica e gjyqeve nuk i zbatuan formalitetet e një procesi gjyqësor (d.m.th. marrja e një avokati, mundësia për të paraqitur një mbrojtje, gjykim nga një juri).

Më 17 gusht 1988, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) i dërgoi një telegram OKB-së dhe liderëve të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Rusia – ku i paralajmëronte për ekzekutimet masive të individëve që mbështetnin MEK-un. Por masakra nuk u ndal.

I pyetur për numrin e të ekzekutuarve, Razini tha: “Nuk e mbaj mend. Në atë kohë ishim shumë të zënë dhe nuk kishim kohë për të numëruar.”

Kjo erdhi vetëm pak ditë pasi Mostafa Pour-Mohammadi, Këshilltar i Kryegjyqtarit të regjimit iranian dhe ish-ministër i brendshëm e i drejtësisë, e mbrojti masakrën në një intervistë me revistën shtetërore Mosalas.

Pour-Mohammadi ishte pjesë e Komisionit të Vdekjes të Teheranit, së bashku me Kryegjyqtarin aktual Ebrahim Raisi. Në këtë komision, ai dha urdhër për vrasjen e mijëra të burgosurve politikë për faktin se vazhdonin ta mbështetnin MEK-un.

Ai tha: “Nuk ua kemi marrë ende hakun MEK-ëve. Do t’i diskutojmë këto çështje pasi t’i eliminojmë ata. Nuk po tallemi... Tani është koha për të luftuar kundër tyre, tani është koha për t’i mposhtur ata. Tani është koha për të kryer ndjekje penale.”

Më pas ai tha se tani nuk është koha për të dhënë “përgjigje ligjore,” për të gjykuar sjelljen e gjykatësve, apo për të shqyrtuar çështje që nuk janë mbyllur si duhet, duke pyetur se pse njerëzit shqetësohen kaq shumë se “pse [ai] hodhi një granatë në vendin e gabuar apo [veproi] në mënyrë të gabuar” dhe nëse supozohej thjesht “t’i mbronte” gabimet e veta.

Përgjigjja, sigurisht, është se ai duhet të japë llogari për gabimet e tij.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.