• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 11 Dhjetor 2019, 19:53:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Studenti Aktivist Iranian Dënohet me Tetë Vite Burg

Gjykata e Apelit e regjimit në provincën e Teheranit ka miratuar dënimin e studentit aktivist Sina Darvish Omran.

Darvish Omran, student i përkthimit të gjuhës gjermane në Universitetin e Teheranit, ishte dënuar në qershor nga Gjykata Revolucionare e regjimit me tetë vite burg dhe i ishte ndaluar përfshirja në veprimtari politike apo pjesëmarrja në parti politike, në hapësirën kibernetike, dhe në veprimtaritë e mediave e të shtypit.

Raportet tregojnë se javën e ardhshme do të zhvillohet gjithashtu gjyqi i Marzieh Amiri, një tjetër studente aktiviste dhe gazetare.

Amiri ishte një nga dhjetëra aktivistët që u rrahën dhe u arrestuan gjatë demonstratës së Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve përpara Majlis (Parlamentit) më 1 maj 2019.

Dega 6 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit e ka akuzuar aktivisten Marzieh për "bashkëpunim dhe propagandë kundër regjimit" dhe për "prishje të rendit publik."

Znj. Amiri, studente e vitit të fundit në Masterin e Shkencave Sociale në Universitetin e Teheranit, ka vuajtur nga krizat epileptike për shkak të presioneve gjatë marrjes në pyetje.

Arash Dolatshahi, avokati i Amiri, ka thënë se autoritetet iraniane refuzojnë t’i japin lirim me kusht për trajtim mjekësor dhe për përfundimin e disertacionit të masterit.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.