• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Nëntë të Burgosur Janë Varur më 28 Gusht

Më 28 gusht 2019, regjimi anti-njerëzor i mullahëve vari tetë të burgosur së bashku në Burgun Gohardasht të qytetit Karaj, në perëndim të kryeqytetit Teheran.

Po atë ditë, regjimi vari publikisht nga një vinç ndërtimi Hamid-Reza Derakhshandeh-un, 47 vjeç, për faktin që kishte vrarë udhëheqësin e lutjeve të së premtes në qytetin Kazerun të Iranit jugor. Nga frika e vënies së sanksioneve mbi kompaninë e vinçit, marka e kompanisë ishte mbuluar me një pëlhurë.

I rrethuar nga kriza të pashërueshme ekonomike e politike, dhe i gjendur përballë izolimit rajonal e ndërkombëtar, regjimi klerikal i përdor këto ekzekutime kaq barbare për të parandaluar përshkallëzimin e kryengritjeve popullore.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që ta dënojnë këtë valë të re ekzekutimesh në Iran. Rezistenca thekson gjithashtu nevojën për t’ia referuar Këshillit të Sigurisë të OKB-së dosjen tronditëse të shkeljes së të drejtave njerëzore nga fashizmi fetar që sundon Iranin, për marrjen e vendimeve detyruese dhe masave ndëshkimore.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

30 gusht 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.