• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Parisi Përkujton Masakrën e 1988-ës në Iran, Kërkon Aksion nga OKB për t’i Dhënë Fund "Krimit në Vazhdim Kundër Njerëzimit"

Të premten në ndërtesën e bashkisë së Distriktit të Parë të Parisit u zhvillua një eveniment në përkujtim të masakrës së të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran.

Konferenca me titull, “Iran: Masakrimi i të Drejtave Njerëzore: 31-vjetori i masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988,” mblodhi bashkë ligjvënës, kryebashkiakë e aktivistë francezë të të drejtave njerëzore, të cilët i bënë thirrje qeverisë franceze dhe Kombeve të Bashkuara që t’u kërkojnë llogari zyrtarëve iranianë për "krimin e tyre në vazhdim kundër njerëzimit."

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi i dërgoi një mesazh konferencës, ku thoshte: "Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar t’u japë fund tre dekadave të pandëshkueshmërisë për liderët e regjimit klerikal duke kërkuar llogari për këto krime."

"Dosja e shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran, sidomos e masakrës së 1988-ës, duhet t’i referohet Këshillit të Sigurisë të OKB-së," tha znj. Rajavi.

Lideri Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të regjimit duhet të përballen me drejtësinë për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, tha ajo.

"Kombet e Bashkuara duhet të nisin një mision ndërkombëtar për të hetuar masakrën e 1988-ës në Iran," shtoi znj. Rajavi. "Dhe bota duhet ta njohë të drejtën e popullit iranian për të rezistuar dhe për të luftuar për rrëzimin e fashizmit fetar në pushtet."

Michèle de Vaucouleurs, anëtare e Asamblesë Kombëtare të Francës, tha në konferencë: "Jemi në anën tuaj. Do të vazhdojmë t’ju përkrahim së bashku për të ardhmen në Iran."

Znj. de Vaucouleurs, e cila kryeson Komitetin Parlamentar francez për një Iran Demokratik (CPID), postoi më vonë në Twitter: "Le ta kujtojmë që 31 vite më parë, 30 000 të burgosur politikë u ekzekutuan nga regjimi i mullahëve. Kjo masakër nuk duhet të harrohet dhe nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar."

 

 

Jean-François Legaret, Kryebashkiak i Distriktit të Parë të Parisit, tha në konferencë: "Përtej solidaritetit, duhet t’i kujtojmë parimet ndërkombëtare kundër vrasjeve masive, veçanërisht të masakrës së 1988-ës në Iran. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për mullahët në Iran."

Mes folësve të tjerë në këtë event ishin: kryebashkiakët francezë Guy Schmidt dhe Jean-Claude Jegoudez, ish-ligjvënësit francezë Jean-Pierre Brard dhe François Colcombet, Kryetarja e Komitetit të Grave të NCRI-së Sarvnaz Chitsaz, dhe Përfaqësuesi i NCRI-së në Francë, Dr. Saleh Radjavi.

Të mbijetuar të masakrës së 1988-ës dhe familjarë të viktimave treguan historitë e tyre lidhur me mizoritë e kryera nga regjimi i mullahëve.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.