• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Irani Dënon Aktivisten Paqësore me 11.5 Vite Burg dhe 74 Goditje me Kamxhik

 

Një gjykatë në Teheran ka dënuar një aktiviste të të drejtave të punëtorëve me 11 vite e gjashtë muaj burg dhe 74 goditje me kamxhik për pjesëmarrjen e saj në një tubim paqësor në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Teheran më 1 maj, sipas grupit të të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor.

Gjyqi i Atefeh Rangriz, një kërkimtare, e cila po mbahet aktualisht në burgun Qarchak në Varamin, u bë më 5 gusht.

Rangriz u dënua nga gjykatësi famëkeq Mohammad Mogheiseh në Degën 28 të Gjykatës Revolucionare të Iranit dhe dënimi iu dorëzua avokatit të saj mbrojtës më 31 gusht.

Rangriz është njëra nga 36 aktivistët e punës që janë arrestuar gjatë tubimit paqësor jashtë parlamentit iranian në Teheran, tubim që u sulmua dhunshëm nga zyrtarët e sigurisë dhe inteligjencës të regjimit.

Rangriz është mbajtur e vetmuar në seksionin 209 të burgut Evin të Teheranit për disa javë dhe nuk është lejuar të takojë familjen e saj. Pas kësaj, ajo i është nënshtruar marrjeve në pyetje, ku autoritetet janë përpjekur t’i bëjnë presion për të “rrëfyer” se ka planifikuar protesta me qëllim dëmtimin e sigurisë kombëtare dhe nuk i është lejuar të takohet me një avokat.

Një lajm tjetër i ngjashëm thotë se gjykatat iraniane kanë dënuar gjithashtu dy punonjës të Kompanisë së Autobusëve të Teheranit me burg e kamxhik për pjesëmarrjen e tyre në protestën paqësore të Ditës së Punëtorëve.

Nasrin Javadi, një punëtore në pension, është dënuar me shtatë vite prapa hekurave dhe 74 goditje me kamxhik, ndërsa shoferi Rasoul Taleb Moghadam është dënuar me dy vite burg, 74 goditje, dy vite internim, dhe i ndalohet përdorimi i një telefoni celular.

Gjithashtu Parvin Mohammadi, zëvendës-presidente e Unionit të Lirë të Punëtorëve Iranianë, është dënuar me një vit burg për “propagandë kundër shtetit” pas pjesëmarrjes në një protestë të Ditës së Punëtorëve në Karaj.

Mbi 80 unione të punëtorëve në mbarë botën kanë protestuar kundër dënimeve që u janë dhënë demonstruesve iranianë të Ditës së Punëtorëve.

Gjithashtu, Saba Kord Afshari është dënuar me 24 vite burg sepse ka protestuar kundër mbulimit të detyruar dhe nuk ka pranuar të bëjë një rrëfim të rremë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.