• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran: Vrasja nën torturë e një 30-vjeçari provokon protesta popullore në Khorrambid të provincës Fars

Publikuar më 05 shtator 2019.

Komuniteti ndërkombëtar nxitet që ta dënojë këtë krim të tmerrshëm

Të martën më 3 shtator 2019, qindra njerëz në Khorrambid (Qader-Abad), në provincën jugore Fars të Iranit, zhvilluan një demonstratë jashtë sektorit të Policisë së qytetit për të protestuar kundër vrasjes së urryer nën torturë të një 30-vjeçari, Javad Khosravanian.

Khosravanian ishte arrestuar nga forcat e sigurisë më 30 gusht 2019. Oficerët kriminelë të departamentit lokal të inteligjencës e kanë torturuar atë për vdekje ndërkohë që ishte në burg dhe ia kanë dorëzuar trupin e tij një spitali vendas. Nga një video në internet mund të shihen qartë shenja të torturës në kokën dhe qafën e viktimës.

Duke thirrur me slogane anti-regjim, njerëzit në Khorrambid mbanin pankarta ku lexohej, “Vrasës të inteligjencës, turp të kini,” dhe “Kërkojmë të shqyrtohet vrasja e Javad Khosravanian në sektorin e policisë.”

Duke theksuar se gjatë viteve shumë të burgosur janë torturuar për vdekje në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të regjimit, Rezistenca Iraniane e nxit Komisioneren e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave Njerëzore të OKB-së, dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që ta dënojnë këtë vrasje skandaloze. Rezistenca thekson gjithashtu se dosja tronditëse e shkeljes së të drejtave njerëzore nga teokracia në pushtet duhet t’i referohet Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.  

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
5 shtator 2019

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.