• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Gushti Shënon Arrestime e Dënime të Rënda për Aktivistët në Iran

Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran ka nxjerrë raportin e tij të përmuajshëm mbi abuzimet me të drejtat njerëzore në Iran dhe, si gjithmonë, është një lexim shqetësues. Raporti i gushtit është i mbushur me shembuj të një shtypjeje brutale mbi shoqërinë iraniane, në mesin e krizave të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe politike, në një përpjekje për t’ia mbyllur gojën mospajtimit.

Të paktën 41 njerëz janë ekzekutuar në Iran në gusht 2019, dhe dy ekzekutime janë bërë në publik.

Mbi 30 aktivistë, punëtorë e gazetarë, janë dënuar me kamxhik dhe burg; 21 prej tyre për pjesëmarrje në protesta.

Disa prej tyre janë akuzuar për pjesëmarrjen në demonstratat e Ditës së Punëtorëve më 1 Maj.

Ndërsa aktivistë të tjerë, duke përfshirë Parvin Mohammadi-n, zëvendës presidenten e Unionit të Lirë të Punëtorëve Iranianë, janë dënuar me një vit burg për pjesëmarrjen në një tubim të Ditës së Punëtorëve në Karaj më 26 prill.

Ndërsa shumë aktivistë të tjerë janë arrestuar, duke përfshirë të paktën 14 nga njerëzit që kanë firmosur letra të hapura ku bëjnë thirrje për dorëheqjen e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, dhe një numër gazetaresh femra, siç raportohet nga Reporterët Pa Kufij (RSF).

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat njerëzore në Iran ka kritikuar regjimin për mënyrën se si i trajton mbrojtësit e të drejtave njerëzore, anëtarët e komuniteteve minoritare, avokatët, gazetarët, aktivistët e unioneve të punës e të profesioneve dhe gratë që protestojnë kundër mbulimit të detyruar, në një raport drejtuar Asamblesë së Përgjithshme më herët këtë vit.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.