• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Dënon 86 Protestues me Kamxhik dhe Burg

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit

Regjimi iranian ka dënuar 86 njerëz me një total prej 2,580 goditjesh me kamxhik dhe 344 muajsh burg për faktin që kanë protestuar kundër ndryshimit të drejtimit të drejtimit të ujit për në Fabrikën e Çelikut të Isfahanit, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare.

Gjykata Penale e Borujen në provincën jug-perëndimore Chaharmahal dhe në provincën Bakhtiari gjykoi 103 protestues për “prishje të rendit dhe paqes publike” dhe “mosbindje ndaj agjentëve të qeverisë në detyrë” më 31 korrik.

Regjimi iranian e dënoi secilin prej 86 aktivistëve me 30 goditje kamxhiku dhe katër muaj burg, thjesht sepse kishin protestuar kundër transferimit të ujit të tyre të pijshëm tek Fabrika e Çelikut Sefid Dasht e cila është në pronësi të Kompanisë së Çelikut të Isfahanit, kompani e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit.

Thesari Amerikan ka thënë se Fabrika e Çelikut e Isfahanit, e cila është prodhuesja më e madhe e çelikut në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, është “një burim të ardhurash për konglomeratin ekonomik Bonyad Taavon Basij. Kompania e Çelikut Mobarakeh e Esfahanit i ka dhënë miliona dollarë çdo vit Kompanisë Iraniane të Investimeve Mehr Eqtesad, një entitet i lidhur ngusht me Basij dhe Bonyad Taavon Basij”. 

 

Muajt e fundit, regjimi i Iranit vetëm sa e ka rritur shtypjen mbi protestat duke i dënuar protestuesit e aktivistët me burgim të gjatë, e duke përdorur gjithashtu ndëshkime torturuese si goditja me kamxhik për t’i frikësuar protestuesit. (Të paktën 21 aktivistë e protestues janë dënuar me kamxhik në gusht.)

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur popullin iranian, i cili po merr pjesë në një kryengritje mbarëkombëtare për të kërkuar rrëzimin e regjimit. Kjo kryengritje, e cila nisi në dhjetor 2017, filloi për shkak të problemeve madhore ekonomike që kanë qenë të pranishme shumë kohë përpara sanksioneve amerikane, por u shndërrua shpejt në një protestë anti-regjim, ku njerëzit bëjnë thirrje fort për largimin e mullahëve dhe shprehin mbështetjen e tyre për opozitën demokratike iraniane

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.