• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian i Torturon të Burgosurit Politikë Duke ua Mohuar Kujdesin Mjekësor

 

Shkruar nga Mansoureh Galestan 

Autoritetet e regjimit iranian po ia mohosjnë të burgosurit politik Majid Assadi kujdesin mjekësor për sëmundjet e tij të rënda.

Assadi vuan nga Ankylosing spondylitis (AS), një sëmundje reumatizmale që prek shtyllën kurrizore, nga ulçera, inflamacioni në rrjetin e shikimit, inflamacioni në zorrë, dhe probleme të tretjes, të cilat janë intensifikuar për shkak të privimit nga kujdesi mjekësor.

Assadi, 37 vjeç, duhet të shkojë në një spital jashtë burgut çdo tre muaj për ta mbajtur nën kontroll sindromën e tij AS, e cila është jashtëzakonisht e rrezikshme, por për shkak të kufizimeve nga autoritetet e burgut dhe nga drejtësia e regjimit, ai nuk ka mundur të ketë akses në mjekë dhe në trajtim të specializuar. 

Regjimi iranian ka një historik të tmerrshëm të keqtrajtimit të të burgosurve, sidomos të të burgosurve politikë, dhe ua mohon atyre rregullisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.