• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

IRAN: Varen dhjetë vetë, duke përfshirë një grua, njëkohësisht me fjalimin e Rouhani-t në OKB

Në të njëjtën kohë me fjalimin e Hassan Rouhani-t në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së, fashizmi fetar në pushtet vari dhjetë të burgosur, duke përfshirë një grua, në burgjet e Gohardasht, Orumiyeh dhe Sanandaj më 25 e 26 shtator.

Të enjten, lakejtë e mullahëve varën të burgosurën Leila Zarafshan në qytetin perëndimor Sanandaj. Rauf Azadi-khah, Shahab-Aldin Mohammad-pour, dhe Ebrahim Ahmadi-pour u varën në Orumiyeh. Të mërkurën më 26 shtator, gjashtë të burgosur të tjerë u varën në burgun Gohardasht.   

Varjet e vazhdueshme në grup dhe ekzekutimet arbitrare që kryhen nga regjimi i mullahëve madje edhe në kohën që Rouhani ishte në seancën e OKB-së në New York, tregojnë se regjimi mbetet në pushtet vetëm me anë të shtypjes dhe ekzekutimit. Ai nuk mund të vazhdojë pa e braktisur këtë praktikë mesjetare as edhe për një ditë të vetme.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat Njerëzore dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut që t’i dënojnë varjet në grup dhe ekzekutimet arbitrare në Iran. Rezistenca përsërit gjithashtu nevojën për përjashtimin e regjimit nga OKB dhe referimin e dosjes së krimeve të tij tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së. 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

26 shtator 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.