• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 21 Nentor 2019, 19:22:51.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iran – Të Drejtat e Njeriut: Regjimi Amputon Dorën e të Burgosurit

Shkruar nga Hamideh Taati më 25 tetor 2019.

Regjimi barbar i mullahëve që sundon Iranin, ia amputoi dorën një të burgosuri në burgun Sari të provincës Mazandaran, në Iranin verior, të mërkurën.

Faqja e lajmeve e drejtësisë së regjimit, Mizan, e cila ka raportuar implementimin e këtij ndëshkimi mizor, shton, “ndëshkimi i hajdutëve e rrit ndjenjën e sigurisë në popull.” 

Për vite të tëra, regjimi iranian ka dhënë ndëshkime barbare. Më 17 janar 2018, autoritetet e Burgut Qendror në Mashhad të Iranit veri-lindor ia amputuan dorën një 34-vjeçari pasi supozimisht kishte vjedhur bagëti. Kjo ndërkohë që hajdutët e vërtetë, mullahët, vazhdojnë ta sundojnë vendin duke vjedhur biliona dollarë nga pasuria kombëtare.  

Më 18 janar 2018, Amnesty International e dënoi fuqishëm aktin barbar të amputimit të dorës duke shkruar, “Amnesty International është tejet e zemëruar nga raportet që tregojnë se autoritetet iraniane ia kanë amputuar dorën një burri të akuzuar për vjedhje.” 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.