• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Iranianët në Kanada protestojnë për ekzekutimet në rritje në atdheun e tyre

E Enjte, 13 Gusht 2015 01:50

Iranianët mbështetësit e grupit kryesor opozitar Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) që jetojnë në Kanada u mblodhën gjatë fundjavës kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ekzekutimeve në rritje në Iran.
Ata deklaruan mbështetjen e tyre për platformën politike të znj Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit.

Ata i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të mbështesë zonjën Maryam Rajavi për planin e saj prej 10 pikash ku flitet për një Iran me të ardhme të lirë.
Që nga marrëveshjet bërthamore të muajit të kaluar ndërmjet regjimit të mullahëve dhe fuqive të mëdha botërore këto shkelje të rënda të të drejtave të njeriut janë rritur ndjeshëm.
Dy herë javën e kaluar, autoritetet fundamentalist i prenë dorën e djathtë dhe këmbën e majtë të burgosurve duke u mburrur për këtë veprim në mediat e tyre shteterore, dhe më 1 gusht regjimi dënoi një njeri me nxierje syri.
Iranianët u mblodhën në Ottawa dhe në Montreal të shtunën duke përsëritur thirrjet e tyre për lirimin e të burgosurve politikë në Iran.
Ata mbanin pankarta të mëdha ku shkruher: “Ndalni ekzekutimin e fëmijëve në Iran, “Udhëheqësit Mullahët duhet të dalin në gjyq për krimet kundër njerëzimit “Lironi të burgosurit politik”.
Ata gjithashtu kërkuan mbrojtje nga Kombet e Bashkuara për PMOI (MEK) anëtarët nën rrethim nga forcat Irakiane të lidhur me regjimin Iranian në Kampin e Lirisë, Irak.
Kampi i Lirisë , ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit, mijëra shtëpi të anëtarëve të PMOI-së (MEK) që njihen si "azilkërkues" dhe "njerëzit e shqetësimit" me Komisionerë të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.