• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 06 Dhjetor 2019, 22:47:13.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Zyrtarët e Jemenit: Regjimi iranian është duke dërguar armë dhe para tek rebelët

Skeda foto: armëve iraniane dërguar në Jemen

Regjimi iranian ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme rebelët në Jemen për dhjetë vitet e fundit dhe vazhdon të dërgojë armë dhe para tek ky grup, sipas zyrtarëve të Jemenit te shqetesuar për ndërhyrjen e mullahëve në atë vend.

Një zyrtar i lartë i sigurisë jemenas i tha agjencisë së lajmeve Reuters se regjimi iranian ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme Houthis, të cilët kanë luftuar qeverinë qendrore që nga 2004 nga bastioni i tyre verior të Saadah.
"Para hyrjes në Sanaa, Irani ka filluar dërgimin e armëve këtu dhe ka dhene shume mbështetje ne para nëpërmjet vizitave jashtë vendit," tha zyrtari.
Një tjeter zyrtar i lartë i sigurisë jemenase tha se "armët ende vazhdojne të vijnë nga deti dhe parate vijnë nëpërmjet transfertave".
Irani, - tha zyrtari i parë – kuptoi qe fitorja do të jetë e shpejtë në Jemen, ndryshe nga Iraku dhe Sira, dhe " jo me shumë shpenzime ".
Sipas raportit të Reuters, një burim perëndimor i njohur me Jemenin tha gjithashtu se Houthis kane marrë trajnime dhe para.
"Ka ndodhur për me shume se një vit. Ne kemi parë Houthis të shkojnë jashtë ne Iran dhe Liban për trajnim ushtarak."
"Ne mendojmë se ka të holla, disa prej të cilave kanalizohet nëpërmjet Hezbollahut dhe thasë me para qe mbërrijne në aeroport. Numri i atyre që shkojnë për trajnim eshte i mjaftueshem për ne për t'u shqetësuar" tha burimi.
Një zyrtar i lartë iranian tha per Reuters se Forca Quds, krahu i jashtem i Gardes Revolucionare te regjimit iranian, kishte vendosur “disa qindra" personel ushtarak në Jemen për të trajnuar luftëtarët Houthi.

 

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.