Dyshohet terrorizëm në Jordani,vëzhgohen refugjatët Iranian në Norvegji

Published on .

NCRI - Një Iraken që ka lidhje me forcat e regjimit iranian Quds ështe arrestuar kohët e fundit në Jordani, shërbimet e sigurisë norvegjeze kanë njoftuar se, një pjesë e operacionit të madh anti-terrorizmit kishin vëzhguar më parë refugjatët Iranian në Norvegji,.
Një burim gjyqësor në Aman tha se ditën e hënë forcat e sigurisë së Jordanisë kanë sulmuar një komplot të madh terrorist nga Forrca e regjimit Iranian Quds. Në operacionin që u mbajt në prill u kapën dhe eksplozivë me sasi të mëdha.

Raportet lokale identifikuar të dyshuarin Khalid Kazem al-Rubaie, 49 vjeç, i cili mban shtetësi të dyfishtë Irakiane-Norvegjeze.
I akuzuari kishte planifikuar për të kryer një 'operacion terrorist' në tokën Jordaneze, sipas së përditshme jordaneze Al-Rai. Ai u arrestua pasi u gjend me sasi te mëdha eksplozivi në Jordani.
Pas arrestit një sasi e madhe eksplozivi u gjetë të posedohej nga ai në veri të Jordanisë.
Forca e sigurisë norvegjeze PST (Politiets sikkerhetstjeneste) tha të martën se ajo kishte al-Rubaie nën mbikqyrje për spiunazh ndaj refugjatëve iranianë që jetojnë në Norvegji.
E përditshmja norvegjeze Dagbladet shkruan se al-Rubaie ka jetuar më parë në Iran dhe familja e tij ka jetuar atje për 30 vitet e fundit.


Gjykata e Sigurisë së Shtetit të Jordanisë filloi te hënën një gjykatë ushtarake,kryesuar nga gjyqtari ushtarak kolonel Mohammad Al-Afif, rasti i cili është akuzuar se posedonte lëndë eksplozive dhe se ishte duke pergatitur një sulm terrorist në Jordani.
Al-Rai pohoi për të përditshmen se 45 kilogram të substancave shpërthyese i posedonte al-Rubaie në shtëpinë e tij në lagjen Saqreh Osfur e Jerash, në Jordaninë veriore.
Burimet kanë thënë se ky ishte konfiskimi më i madh i lëndëve eksplozive në vend në 10 vitet e fundit.
Forca Quds është dega ekstra-territorial e Gardës Revolucionare Islamike të Trupave të regjimit Iranian (IRGC).

Stampa