• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 07 Dhjetor 2019, 21:01:04.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

BE vendos njësinë iraniane të inteligjencës dhe dy persona të stafit të saj në listën e terrorizmit, ngrin asetet

Jacob Gronholt-PedersenRobin Emmott

KOPENHAGEN/BRUKSEL (Reuters) – Bashkimi Europian të martën ra dakord që të vendoste një njësi të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe dy persona nga stafi i saj në listën e terrorizmit të BE-së për tentativa vrasjesh në Europë, kanë thënë Ministria e Jashtme daneze dhe diplomatët e BE-së.

Ky vendim, i cili ngrin brenda bllokut asetet financiare që i përkasin kësaj njësie dhe dy individëve, vjen pasi Danimarka tha vitin e shkuar se dyshonte që një shërbim i inteligjencës së qeverisë iraniane kishte kryer një tentativë vrasjeje në tokën daneze.

Franca ka thënë se nuk ka dyshim që ministria iraniane e inteligjencës qëndronte prapa një sulmi të dështuar në Paris.

Irani ka mohuar çdo përfshirje në këto komplote të supozuara, duke thënë se këto akuzime kanë për qëllim të dëmtojnë marrëdhëniet BE-Iran.

“BE sapo ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër një Shërbimi iranian të Inteligjencës për shkak të komploteve të tij për vrasje në tokën europiane. Një sinjal i fuqishëm nga BE që nuk do ta pranojmë një sjellje të tillë në Europë,” tha në Twitter Ministri i Jashtëm i Danimarkës Anders Samuelsen.

Vendimi u mor pa debat në një mbledhje, e cila nuk kishte lidhje me këtë gjë, të ministrave të Europës në Bruksel dhe ngrirja e aseteve hyn në fuqi të mërkurën, sipas zyrtarëve të BE-së.

Ministria e Jashtme daneze i ka identifikuar dy punonjësit si zëvendës ministri dhe drejtori i përgjithshëm i inteligjencës, Saeid Hashemi Moghadam, dhe Assadollah Asadi, një diplomat me bazë në Vienë. Emrat e tyre do të shfaqen zyrtarisht në Revistën Zyrtare të BE-së të mërkurën.

Ky veprim është një vazhdim i përpjekjeve nga Danimarka dhe Franca për të krijuar një përgjigje nga e gjithë BE ndaj akuzimeve të komploteve iraniane në Francë e Danimarkë nga fundi i vitit të shkuar.

https://www.reuters.com/article/us-iran-sanctions/eu-puts-iran-intelligence-unit-and-two-staff-on-terrorism-list-freezes-assets-idUSKCN1P20UA

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.