• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 15 Tetor 2019, 21:08:33.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Komplotet e Ministrisë së Inteligjencës dhe Ambasadës së Mullahëve në Norvegji

 Deklaratë e Zyrës Përfaqësuese të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Norvegji

Komploti terrorist i regjimit klerikal në Europë në 2018-ën, i organizuar nga diplomatët dhe ambasadat e fashizmit fetar që sundon Iranin, e ka bërë shumë të domosdoshëm një rishikim të marrëdhënieve me këtë regjim.

Në 2018-ën, komplotet terroriste të regjimit përfshinë Shqipërinë, Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Hollandën, Norvegjinë dhe Danimarkën. Në të njëjtin vit, një diplomat terrorist i regjimit u arrestua në Gjermani dhe iu dorëzua drejtësisë belge, ambasadori i regjimit dhe kreu i stacionit të inteligjencës së Iranit në Shqipëri u përjashtuan nga ai vend, dhe tre diplomatë terroristë të tjerë të këtij regjimi u përjashtuan nga Franca dhe Hollanda.

Zhvillimet në 2018-ën treguan se regjimi klerikal dhe ambasadorët e diplomatët e tij në Norvegji, abuzojnë rëndë me ambasadën dhe objektet e tjera për të përparuar në qëllimet e tyre terroriste dhe të spiunazhit. Kjo përfshin vendosjen e dy agjentëve me emrat Bahareh Heydari dhe Mohammad Davoodzadeh si refugjatë, zënien në kurth të Ministrit norvegjez të Peshkimit përmes së njëjtës agjente duke e sjellë atë në Iran dhe marrjen e informacionit përmes celularit të tij. Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në këtë rast bën thirrje për hapjen e një procesi gjyqësor në Norvegji.

Përfaqësuesi i NCRI thekson gjithashtu nevojën urgjente për ta listuar Ministrinë e Inteligjencës së mullahëve (MOIS) si një entitet terrorist, si dhe për të ndjekur penalisht dhe dënuar agjentët e mercenarët e fashizmit fetar dhe për t’i përjashtuar ata nga Norvegjia e nga vende të tjera europiane, dhe sidomos për t’ua hequr statusin e refugjatit. Agjentët dhe mercenarët e fashizmit fetar të mullahëvve në Norvegji dhe ata që, nën pretekste të ndryshme, në mënyrë direkte apo indirekte, ndërveprojnë me regjimin iranian dhe bashkëpunojnë në disa mënyra me të duke përdorur në të njëjtën kohë statusin si refugjat apo kërkues azili, nuk e kanë të drejtën e azilit. Ata janë kriminelë që sabotojnë sigurinë e atyre që vërtet kërkojnë azil dhe të disidentëve iranianë, sabotojnë dinjitetin dhe të drejtën e azilit për iranianët e fismë që e duan lirinë, si dhe kërcënojnë sigurinë e vendet pritës të Per Sandberg dhe qytetarëve të tij.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.