• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Hene 17 Qershor 2019, 13:31:55.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Futja e Plotë e MOIS dhe IRGC në Listën e Zezë, dhe Gjykimi e Përjashtimi i Agjentëve të Tyre Janë të Domosdoshme për të Parandaluar Terrorizmin e Mullahëve në Europë

Të martën, më 8 janar 2019, Ministri i Jashtëm danez, Anders Samuelsen, shpalli vendosjen e sanksioneve kundër përfaqësuesit të sigurisë dhe dy agjentëve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS) për komplotet e saj terroriste në tokën europiane. Këto sanksione janë një përgjigje e domosdoshme për të parandaluar vazhdimin e akteve terroriste të këtij regjimi në tokën europiane, përgjigje e cila duhet të plotësohet duke futur në listën e zezë Ministrinë e Inteligjencës dhe Gardën Revolucionare në tërësinë e tyre, dhe duke hedhur në gjyq e përjashtuar mercenarët dhe agjentët e inteligjencës së regjimit. Mullahët në Iran duhet ta dinë se veprimtaritë e tyre terroriste do të kishin pasoja serioze.

Nëse politika e paqësimit nuk do ta kishte parandaluar zbatimin e deklaratës së Bashkimit Europian të datës 29 prill 1997 kundër terrorizmit të regjimit iranian, deklaratë e cila thotë se të gjithë agjentët dhe mercenarët e MOIS duhet të përjashtohen nga Europa, regjimi iranian nuk do të kishte guxuar ta kryente aktin e tij terrorist lirshëm në Francë, Belgjikë, Austri, Danimarkë, Norvegji, Luksemburg dhe Shqipëri, e të përdorte diplomatët dhe ambasadat e tij për terrorizëm në shkelje flagrante të traktateve ndërkombëtare.

Gjatë tre dekadave të shkuara, Rezistenca Iraniane e ka theksuar gjithmonë faktin që ministria e jashtme dhe ambasadat e regjimit iranian janë pjesë e aparatit terrorist të fashizmit fetar që sundon Iranin.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), në raportin e saj të korrikut 2017, shpalli: "Zyra qendrore zyrtare e Ministrisë së Inteligjencës në Ambasadën Iraniane në Berlin luan një rol të rëndësishëm në veprimtaritë gjurmuese të shërbimeve sekrete. Përveç kryerjes së operacioneve të pavarura të inteligjencës, kjo zyrë qendrore mbështet veprimtaritë që kryhen nga Ministria e Inteligjencës në Teheran. Këto operacione bëhen kryesisht kundër shënjestrave në Gjermani dhe, në disa raste, kundër individëve apo objekteve në vende të tjera europiane."

Rezistenca Iraniane thekson nevojën e implementimit të masave që vijojnë nga Bashkimi Europian për të parandaluar terrorizmin e mullahëve në vendet europiane:

- Futja e plotë e MOIS dhe IRGC në listën e zezë;

- Mbyllja e ambasadave të regjimit iranian, dhe përjashtimi i diplomatëve të tij terroristë;

- Në përputhje me deklaratën e datës 29 prill 1997 të Bashkimit Europian, nuk duhet t’u jepen më viza agjentëve të inteligjencës të regjimit të mullahëve; agjentët dhe mercenarët që janë në tokën europiane duhet të përjashtohen; dhe takimet e zyrtarëve europianë me regjimin iranian në nivelin ministror duhet të ndalohen.

Duke shfrytëzuar politikën e paqësimit, regjimi iranian, në vitet e fundit, ka mobilizuar një numër të madh të agjentëve e mercenarëve të tij nën tituj të ndryshëm në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, për të ndjekur objektivat e veta të spiunazhit dhe terrorizmit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
8 janar 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.