• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Premte 22 Shkurt 2019, 07:34:01.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Admirali amerikan paralajmëron për përpjekjet e Teheranit për ta zgjeruar ndikimin e tij në Amerikën e Jugut

Zyrtarët e lartë amerikanë po e vënë gjithnjë e më shumë në dukje rolin destabilizues të regjimit iranian dhe proksit të tij, Hezbollahut libanez, në Amerikën Latine dhe në Venezuelë, dhe paralajmërojnë rreth rrezikut dhe pasojave të ndërhyrjes iraniane për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Irani i ka thelluar raportet anti-amerikane të mediave të tij në gjuhën spanjolle dhe e ka eksportuar mbështetjen shtetërore për terrorizmin në hemisferën tonë,” tha Admirali Craig Faller, kreu i Komandës Jugore të SHBA-së, të enjten.

“Si sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit në botë, veprimtaritë e Iranit në rajon janë gjithashtu shqetësuese,” lexon deklarata e shkruar e Admiralit, drejtuar Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

“Irani po kërkon gjithashtu ta riaktivizojë ndërhyrjen e tij pas zvogëlimit të përpjekjeve të tij në Amerikën Latine dhe në Karaibe vitet e fundit. E ka thelluar fushatën e ndikimit anti-amerikan në mediat e gjuhës spanjolle, dhe proksi i tij, Hezbollahur libanez, ruan rrjete ndihmuese nëpër rajon, të cilat fshehin armë dhe rrisin fonde, shpesh përmes trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave. Shtatorin e shkuar, Brazili arrestoi një financues të Hezbollahut në një zonë tre kufijsh afër Paraguajt dhe Argjentinës, dhe gjatë viteve të fundit, Paraguaj, Peru, dhe Bolivia kanë arrestuar disa të dyshuar për lidhje me Hezbollahun,” shtoi ai.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.