• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 17 Korrik 2019, 09:41:58.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Regjimi Iranian Mund të Ndërtojë Armë Bërthamore Nga Fundi i Vitit

Nga Shahriar Kia

Irani mund të ndërtojë armë bërthamore nga fundi i 2019-ës, pasi është i vendosur ta përfundojë programin e tij të armëve brenda gjashtë- tetë muajve të ardhshëm; sipas ish zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), “nëse bëjnë përpjekjet maksimale.”

Olli Heinonen, i cili tani është Këshilltar i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vuri në dukje se Izraeli do të ishte vendi më i cenueshëm nga një sulm bërthamor nga Teherani për shkak të rritjes së tensioneve midids dy vendeve lidhur me ndërhyrjen e Iranit në Siri, ku mullahët mbështesin ushtarakisht Presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile tetë-vjeçare të këtij vendi.

Ai tha: “Irani në fakt po e kthen në armë pasurimin e uraniumit, pa ndërtuar një armë.”

Irani e ka rritur punën për programin e armëve bërthamore që kur SHBA u tërhoq nga pakti bërthamor i 2015-ës me Iranin dhe rivendosi sanksionet kundër këtij vendi. Donald Trump e bëri këtë majin e shkuar, duke dhënë si argument mosbindjen e Iranit, gjë për të cilën kanë dalë në dritë prova.

Që atëherë, SHBA ka vazhduar me një përqasje “presioni maksimal” kundër Iranit dhe muajin e shkuar i dha fund lehtësimeve të sanksioneve mbi naftën iraniane, në mënyrë që ta shtynte ekonominë iraniane në rënie të lirë.

Gjithashtu në maj, Irani i njoftoi nënshkruesit e Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA) se nuk do t’i zbatonte më detyrimet e marrëveshjes, të cilat përfshinin kufizime ndaj sasive të uraniumit dhe ujit të rëndë që mund të prodhojë, kufizime të vendosura në shifrat 300 kilogramë e 130 ton, përkatësisht.

Në të njëjtën kohë, SHBA ka dërguar më shumë trupa në Lindjen e Mesme si përgjigje ndaj një kërcënimi për sulm nga Irani dhe që nga kjo ngjarje, Trump ka qenë shumë i qartë se nuk do ta heqë nga lista e mundësive konfrontimin ushtarak.

Gjatë vizitës së tij tre-ditore në Britani, Trump tha: “Irani është një vend që ka qenë jashtëzakonisht armiqësor kur mora detyrën për herë të parë. Ata ishin një komb terrorist numër një në botë në atë kohë dhe ka mundësi që vazhdojnë të jenë edhe sot… Ekziston gjithmonë mundësia [e aksionit ushtarak]. A dua ta bëj këtë? Jo. Nuk do të doja. Por ekziston gjithmonë mundësia.”

Ai tha se do të parapëlqente të “fliste” me Rouhani-n, por SHBA është e gatshme të sulmojë nëse Irani sulmon.

 

 

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.