• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 16 Nentor 2019, 19:36:50.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Një Grua nga New Jersey Pranon se Ka Dërguar në Mënyrë të Paligjshme Pjesë Avionësh në Iran

 

Një grua nga New Jersey ka pranuar në Gjykatën Federale të Newark të martën se ka qenë pjesë e një plani për të kontrabanduar në mënyrë të paligjshme mijëra pjesë avionësh për në Iran, në shkelje të Aktit Ndërkombëtar të Emergjencës së Fuqive Ekonomike.

Joyce Eliabachus, e njohur edhe si Joyce Marie Gundran Manangan, mund të dënohet deri me pesë vite burg si dhe me një gjobë 250,000 dollarëshe për faktin që ka ndihmuar në kontrabandimin e pjesëve përbërëse me vlerë mbi $2 milion brenda një periudhe prej dy vjetësh e gjysëm.

Brian Michael, agjenti special në detyrë i Hetimeve të Sigurisë së Atdheut në Neëark, tha: “Për më shumë se dy vjet, Eliabachus është marrë në mënyrë të paligjshme me shitje të pjesëve përbërëse të avionëve drejt Iranit, një vend i listuar nga Shtetet e Bashkuara si sponsor shtetëror i terrorizmit. Kjo gjë përbën rrezik të mundshëm për sigurinë e SHBA-së, sidomos për shkak se njëra nga kompanitë iraniane së cilës i janë shitur pjesët, bën biznes me Gardën Revolucionare Iraniane, një njësi ushtarake e lidhur me akte terroriste nëpër botë."

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.