• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Shtune 16 Nentor 2019, 19:36:50.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Më Shumë Sanksione Për Ta Shtypur Regjimin Iranian

Nga Shahriar Kia

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Iranin se do të vazhdojnë ta monitorojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij, dhe të sillen në mënyrën përkatëse. Pak pasi mori detyrën Presidenti Donald  Trump tha se administrata e tij nuk do ta shpërfillte kërcënimin që vjen nga Irani.

Ai e tërhoqi SHBA-në nga pakti bërthamor i 2015-ës, i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), në përpjekje për t’i bërë presion Iranit që të kthehet në tryezën e negociatave.

Masat kanë qenë të suksesshme dhe dera mbetet e hapur për Teheranin.

Uashingtoni po e mban presionin mbi regjimin e mullahëve. Kompania e Industrive Petrokimike të Gjirit Persik (PGPIC), dhe grupi i 39 degëve të saj, janë marrë në shënjestër për mbështetjen e tyre financiare ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili është etiketuar së fundmi si organizatë terroriste. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ka sqaruar se qëllimi është t’u “mohohet financimi elementëve kyç të sektorit petrokimik të Iranit që ofrojnë mbështetje për IRGC-në”. Departamenti i Thesarit i ka përshkruar këto kompani si “litarët e shpëtimit financiar” të IRGC-së.

Ministria iraniane e Naftës i ka ofruar IRGC-së 10 kontrata të mëdha nafte dhe petrokimike me vlerë rreth 22 bilion dollarë. Kjo shumë e tejkalon së tepërmi buxhetin e IRGC-së.

Korrupsioni ekonomik në Iran është i pranishëm në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe është rrënjosur thellë. Njerëzit kanë mbetur pa ushqim e po humbin shtëpitë për shkak të keqmenaxhimit ekonomik të regjimit dhe duan ndryshim.

Sanksionet amerikane mbi regjimin e Iranit janë thelbësorei. Iranianët bëjnë thirrje për ndryshim regjimi për të gëzuar lirinë, respektimin e të drejtave njerëzore, barazinë dhe demokracinë. Miliona njerëz në rajon, të prekur nga ndërhyrjet malinje të Iranit, duan që sundimi i mullahëve të bjerë në mënyrë që të fillojnë t’i rindërtojnë jetët e tyre. Fundi i regjimit po afrohet shumë dhe deri atëherë nuk mund të lejohet të bëjë kërdinë në rajon e më gjerë.

Zyrtarët europianë kanë patur një politikë paqësimi ndaj regjimit dhe nënshkruesit europianë të JCPOA-së janë përpjekur ta ndihmojnë Teheranin për t’i anashkaluar sanksionet ameriakne. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë punuar për krijimin e një mjeti të qëllimit të veçantë (SPV) të njohur si INSTEX. Por Shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij zhvillimi. SHBA i ka paralajmëruar vendet e tjera që të mos ndërmarrin veprimtari të ardhshme me Iranin dhe ka konfirmuar se nuk do të ngurrojë t’i mbajë përgjegjëse.

Paqësimi i regjimit iranian, veçanërisht nga vendet perëndimore, duhet të marrë fund menjëherë. Në vend të mospërfilljes ndaj sjelljeve agresive të regjimit apo ndaj seriozitetit të situatës, liderët perëndimorë duhetë të mos ngurrojnë ta bëjnë përgjegjës Teheranin për veprimet e tij. Vënia e sanksioneve të mëtejshme do të ishte sigurisht gjëja e duhur.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.