• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 21 Gusht 2019, 13:53:25.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Ekspozohet Ushtria Terroriste ‘Proksi’ e Regjimit Iranian – Britanikja Daily Star

Shkruar nga Mahmoud Hakamian 

Aktivistë të opozitës iraniane dhe analistë të sigurisë kanë zbuluar për britaniken Daily Star shtrirjen e grupeve terroriste të lidhura me regjimin në Teheran.

Operacionet e lidhura me regjimin iranian arrijnë deri në thellësi të Europës dhe SHBA-së për shkak të përdorimit të grupeve terroriste “proksi” nga regjimi, shkruan Daily Star më 3 gusht 2019.

Dhe të gjitha këto mbikëqyren nga grupi ushtarak i njohur si  Forca Quds, dega jashtë-territoriale e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit. Departamenti amerikan i Shtetit e ka shtuar IRGC-në në listën e tij të organizatave të huaja terroriste në prill të 2019-ës.

Daily Star shkruan: "Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI) – një grup opozitar që bën thirrje për përmbysjen e regjimit – ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre të ashtu-quajturave grupe proksi do të shtohet me përkeqësimin e situatës politike."

StratFor, një grup që merret me inteligjencën dhe sigurinë, më herët këtë vit ka dhënë detaje mbi përhapjen e këtyre forcave – ku regjimi iranian besohet se ka forca të lidhura me të në të paktën gjashtë vende të Lindjes së Mesme, thotë raporti.

Kjo vjen në një kohë kur tensionet janë ndezur flakë në Lindjen e Mesme, teksa shpërbërja e të ashtu-quajturit pakt bërthamor ka përgatitur terrenin për një luftë të re anije-cisternash në Ngushticën e Hormuzit.

Shahin Gobadi, zëdhënës i PMOI-së, ka paralajmëruar se mund të shohim një  “rritje” të veprimtarisë terroriste iraniane teksa regjimi “përballet me kriza nga të gjitha drejtimet”.

Ai tha për Daily Star Online: “Në këtë situatë, e vetmja zgjidhje për mullahët është rritja e shtypjes, shtimi i arrestimeve, shtimi i terrorizmit dhe masave ekstremiste jashtë vendit për të ruajtur balancën e regjimit dhe për të mos lejuar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës.

“Eksportimi i ekstremizmit, terrorizmit dhe luftënxitjes në rajon ka qenë një shtyllë mbijetese e regjimit klerikal për 40 vite.

“Kjo shtyllë ka plotësuar shtyllën tjetër, represionin dhe shtypjen totale.

“Këto të dyja përbëjnë shtyllat kryesore të regjimit klerikal bazuar në konceptin e 'Velayat-e-faqih', apo sundimit absolut të udhëheqësit fetar.”

E ashtu-quajtura Forca Quds e regjimit iranian – nën komandën e Gjeneralit Qassem Soleimani – i raporton në mënyrë direkte liderit suprem të regjimit fondamentalist, Ali Khamenei.

Llogaritet se kjo forcë përbëhet nga 20,000 vetë dhe besohet se është përgjegjëse për mbështetjen dhe trajnimin e grupeve proksi në mbarë botën, thotë raporti.

Analiza e Stratfor e bërë më herët këtë vit tregon se forcat iraniane proksi janë të përfshira në mënyrë direkte në Irak, Liban dhe Gaza.

Gjithashtu tregon se regjimi iranian ofron mbështetje materiale për forca në Arabinë Saudite, Siri, Afganistan, Liban.

Komplotet terroriste dhe survejimet e lidhura me regjimin e Iranit shtrihen përtej Lindjes së Mesme, dhe arrijnë deri në Europë, në të dy Amerikat, në Azi dhe Afrikë.

Proksit iranianë janë të lidhur me incidente të ndodhura në Francë, Danimarkë, Gjermani, SHBA, Argjentinë, Tailandë, Nigeri, etj.

“Ambasadat, rrjetet e inteligjencës dhe proksit e Iranit i japin atij një shtrirje globale,” tha StratFor në analizën e tensioneve të vazhdueshme me SHBA-në.

Besohet gjithashtu se proksit iranianë kanë qenë përgjegjës për gjashtë sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit në luftërat e reja për anijet cisterna.

Daily Star shton:

Zyrtarë të PMOI-së besojnë gjithashtu sipas llogaritjeve të tyre se Irani është i përfshirë tani në trajnimin e mercenarëve të huaj si pjesë e grupeve proksi.

Dhe një nga grupet më të mëdha të lidhura me regjimin iranian është Hezbollahu libanez, i cili ka lidhje me sulmet mbi forcat amerikane në vitet 1980.

Gobadi tha për Daily Star Online se llogaritet që regjimi iranian vazhdon t’i japë rreth $1 bilion çdo vit Hezbollahut.

“Hezbollah ka luajtur një rol kyç në terrorizmin e regjimit edhe jashtë Lindjes së Mesme,” tha ai.

“Hezbollah ka rrëfyer hapur se Irani siguron gjithçka, që nga paratë tek armët, municionet, ushqimet dhe veshjet për Hezbollahun dhe se pa regjimin klerikal në Iran, Hezbollah nuk mund ta vazhdojë mbijetesën e vet.”

Irani është i lidhur gjithashtu me luftën në vazhdim në Jemen, ku PMOI beson se regjimi mbështet rebelët Houthi të cilët kanë organizuar sulme të shumta ndaj Arabisë Saudite.

“Ai siguron për ta raketa dhe armë e pajisje të tjera,” tha Gobadi.

“Pëveç luftimeve, grupet proksi kanë qenë të përfshira në akte terroriste, sulme me bomba, vënie të bombave në makina, sulme me raketa dhe akte të ngjashme që rezultojnë në rritje të tensioneve në rajon.”

Burimet britanike të sigurisë paralajmëruan më herët këtë vit për kërcënimin e vazhduar që vjen nga proksit iranianë teksa Mbretëria e Bashkuar po përfshihet në mosmarrëveshjet e Lindjes së Mesme.

Mes Britanisë dhe Iranit janë ndezur tensionet pas kapjes së një cisterne si shpagim, gjë që ka bërë që dy luftanije të Flotës Mbretërore të dërgohen në Gjirin Persik.

Burimet e sigurisë kanë thënë për Telegraph: “Irani përdor grupe proksi dhe ata kanën nën kontroll një rrjet individësh të lidhur me Hezbollah.

“Irani i mban operativët e Hezbollahut në pozicion për të kryer sulme terroriste në rastin e një konflikti. Është kjo natyra e kërcënimit që Irani paraqet për Mbretërinë e Bashkuar.”

Grupet terroriste iraniane janë lidhur gjithashtu me sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës britanike – duke përfshirë sulmet e tilla ndaj anëtarëve të parlamentit në 2017-ën dhe ndaj serverave të email-eve të qeverisë në 2018-ën, shkruan Daily Star.

Gobadi tha për Daily Star Online se krijimi i grupeve proksi mund të lidhet me Luftën e Irakut në vitin 2003, e cila “ia hapi dyert regjimit për në pjesën tjetër të rajonit”.

“Zgjerimi i sjelljes së regjimit në rajon nuk i ka rrënjët në forcën dhe aftësinë e tij. Përkundrazi, është pasoja e përqasjes së dobët të komunitetit ndërkombëtar,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se “deri dy vite më parë, [regjimi iranian] nuk ka paguar asnjë çmim për sjelljen e tij të paligjshme” – gjë që po ndihmon në nxitjen e zgjerimit të proksive.

Duhet të vendosen më shumë sanksione mbi lidershipin e regjimit iranian dhe ata duhet të etiketohen si “terroristë”, shtoi Gobadi.

“Zgjidhja përfundimtare është ndryshimi i regjimit nga populli iranian dhe Rezistenca. Perëndimi duhet ta njohë të drejtën e popullit të Iranit dhe Rezistencës për ta ndryshuar regjimin dhe duhet të marrë anën e tyre.

“Regjimi klerikal nuk ka qenë kurrë kaq i dobët sa sot, dhe perspektiva e përmbysjes së tij nuk ka qenë kurrë kaq afër.”

Tensionet janë rritur muajt e fundit pasi regjimi iranian akuzohet se përpiqet t’i çrregullojë tregjet globale të naftës duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Regjimi iranian është akuzuar për sulme mbi anijet cisterna.

Ai ka rrëzuar gjithashtu një dron amerikan – gjë që pothuajse nxiti një sulm të limituar nga Pentagoni para një anullimi nga Presidenti Trump në çastin e fundit.

Gjithashtu, duke shkaktuar tensione të mëtejshme, regjimi në Iran i ka shkelur kufijtë e vendosur nga pakti bërthamor mbi pasurimin e uraniumit të tij.

Administrata e Presidentit Trump argumenton se pakti ka qenë shumë i butë ndaj regjimit të Iranit dhe nuk ka patur ndonjë impakt mbi programin iranian të raketave apo në sponsorizimin e terrorizmit.

Kryeministri i ri i Britanisë, Boris Johnson, e ka trashëguar këtë krizë mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

HMS Duncan dhe HMS Montrose kanë marrë udhëzime për t’i përcjellë të gjitha anijet britanike në Ngushticën e Hormuzit nga frika e kapjeve të tjera pas kapjes së Stena Impero.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të bashkohen në një task forcë detare për të siguruar kalimin e anijeve në Gjirin Persik.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.