• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 11 Dhjetor 2019, 19:53:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

EDITORIAL: Etiketimi i Zarif i jep goditjen fatale mitit të mullahut të moderuar

Të enjten e shkuar, qeveria e Shteteve të Bashkuara vuri sanksione mbi ministrin e jashtëm të regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif.

"Ministri i Jashtëm Zarif dhe Ministria e Jashtme që ai drejton i marrin udhëzimet nga Udhëheqësi Suprem dhe zyra e tij. Ministri i Jashtëm Zarif është një mundësues kyç i politikave të Ajatollahut Khamenei në rajon e në botë," thotë deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit.

Për katër dekada, Rezistenca Iraniane ka theksuar se të ashtu-quajturit 'të moderuar' apo 'reformistsë' nuk ekzistojnë në diktaturën fashiste të Iranit. Tani, pas 40 vitesh rezistencë e këmbëngulje nga populli iranian dhe Rezistenca Iraniane, dhe pas kallëzimeve të vazhdueshme nga kjo e fundit, bota e ka kuptuar se pas këtyre perdeve tymi nuk ka asgjë përveç natyrës së ligë të sistemit të Velayat-e Faqih (sundim absolut fetar).

Pas ezaurimit të të gjitha opsioneve me regjimin e Iranit, dhe pas gabimeve të tmerrshme të administratave të mëparshme, SHBA e ka kuptuar më në fund dhe në mënyrë të pashmangshme natyrën e vërtetë të këtij regjimi.

Zarif ka qenë doreza e kadifenjtë mbi dorën e hekurt të regjimit kriminal, i cili ka ekzekutuar 120,000 të burgosur politikë, ka përqafuar terrorizmin si politikën e tij të jashtme standarte, i ka hedhur benzinë zjarrit të luftës në rajon dhe është përpjekur të prodhojë armë të shkatërrimit masiv. Në gjithë këto vite, roli i Zarif-it ka qenë t’i justifikojë e t’i lehtësojë gjithë këto politika kriminale. Ai ka luajtur një rol kyç në bindjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-së për ta etiketuar në mënyrë të paligjshme PMOI-në (MEK) si organizatë terroriste (një etiketim që u hoq nga gjykatat e apelit në SHBA e në Europë), dhe për t’i bombarduar kampet e MEK-ut në luftën e Irakut në vitin 2003. 'Diplomatët' e regjimit iranian kanë luajtur në mënyrë direkte dhe indirekte një rol kyç në nxitjen e SHBA-së për ta nisur atë luftë shkatërrimtare, e cila pati vetëm një fitimtar, regjimin e mullahëve.

"Javad Zarif mbikëqyr një ministri të jashtme që vepron në koordinim me njërin prej entiteteve shtetërore më të liga të regjimit iranian, Forcën Qods të IRGC-së (IRGC-QF), e cila është e etiketuar nga autoritetet lidhur me terrorizmin dhe të drejtat njerëzore," tha saktësisht në një deklaratë Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton e përshkroi Zarif-in si një "batakçi,” “mashtrues” dhe “tellall” të regjimit ilegjitim.

Zarif, i cili në natyrën e tij nuk ndryshon fare nga komandanti i Forcave Qods të Gardës Revolucionare (IRGC), Qassem Suleimani, është portretizuar si 'i moderuar' dhe 'diplomat me eksperiencë' nga administrata e mëparshme e SHBA-së. Fatkeqësisht, ata i dhanë tituj të tillë Zarif-it pasi i kishin mbyllur sytë ndaj krimeve të regjimit me shpresën se një gjë e tillë do ta zbuste këtë regjim mesjetar.

Sanksionet kundër Zarif-it janë një pengesë e stërmadhe për regjimin e Iranit si dhe një goditje fatale për perden e tymit që ky regjim brutal e mesjetar kishte bërë për veten në mënyrë që t’i kënaqte mbrojtësit e politikës së paqësimit. Kjo perde tymi është shkatërruar tani.

Nuk është e habitshme që Presidenti i regjimit Hassan Rouhani tha: "Ata flasin për negociata dhe në të njëjtën kohë sanksionojnë ministrin e jashtëm… nëse duan të negociojnë, a ka ndonjë kanal tjetër përveç ministrisë së jashtme?"

Në këtë pikë meritojnë vëmendje dy fakte të rëndësishme:

Së pari, është koha që Europa t’i dorëzohet realitetit të vërtetuar dhe të qëndrojë përkrah popullit iranian, popujve të rajonit dhe ndërgjegjeve të zgjuara të botës kundër këtij regjimi, i cili është sëmundja e njerëzimit bashkëkohor. BE duhet ta hedhë tej iluzionin e saj absurd për ekzistencën e një grupimi të moderuar brenda regjimit të Iranit.

Së dyti, gjatë katër dekadave të fundit, politika e paqësimit ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për popullin iranian, dhe për paqen e qetësinë në rajon. Efektet e kësaj politike duhet të identifikohen e të korrigjohen.

Siç është theksuar vazhdimisht nga znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, mënyra për ta ndaluar e për ta ndrequr këtë politikë është të njihet Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), viktima kryesore e politikës së paqësimit, si alternativa demokratike ndaj regjimit.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.