• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Ministri i Jashtëm i Mullahëve i Kërcënon me Vdekje Protestuesit Iranianë në Stokholm

Publikuar më 22 gusht 2019.

Zarif: Nëse agjentët e regjimit i kapin disidentët, i hanë të gjallë ata dhe nuk i lënë të jetojnë as për një minutë më tepër

Javad Zarif, Ministri i Jashtëm i diktaturës fetare që sundon Iranin, i ka kërcënuar me vdekje protestuesit iranianë në Stokholm, duke u mburrur në mënyrë të pacipë se agjentët dhe operativët e regjimit nuk do t’i lejonin të jetonin as për një minutë dhe do t’i hanin të gjallë.

Në një intervistë me shtetërorin Press TV më 21 gusht, ai sulmoi ashpër protestuesit iranianë që kërkonin përjashtimin e tij nga Suedia. “Kërkojani kujtdo nga ata individët që rrinë jashtë të marrin pjesë në një takim me iranianët (d.m.th. me Gardën Revolucionare dhe agjentët e regjimit) dhe shihni pastaj se a do të mbijetonin. Nuk do të mbeteshin gjallë as për një minutë…. Nuk mund të rrinë as në Irak sepse njerëzit e Irakut (d.m.th. proksit e regjimit në atë vend) do t’i hanë gjallë.”

Në këtë mënyrë, Zarif zbulon natyrën e tij gjakatare dhe atë të regjimit mesjetar të mullahëve, i cili ka ekzekutuar 120,000 disidentë për arsye politike gjatë katër dekadave të fundit.

Kur Ministri i Jashtëm i mullahëve kërcënon me vdekje protestuesit iranianë në Stokholm, mund të imagjinohet se çfarë ndodh në burgjet dhe dhomat e torturës të regjimit dhe se si trajtohen disidentët dhe të burgosurit politikë.

Komentet e Zarif-it tregojnë edhe një herë se pritja e Ministrit të Jashtëm të mullahëve e trimëron regjimin që të kryejë terrorizëm, vrasje dhe luftënxitje, dhe shkon qartësisht kundër interesave të popullit iranian i cili kërkon përmbysjen e teokracisë në pushtet dhe themelimin e demokracisë dhe sovranitetit popullor në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

22 gusht 2019

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.