• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Britania Duhet ta Etiketojë IRGC-në e Regjimit Iranian si Grup Terrorist

Mbretëria e Bashkuar duhet ta etiketojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian si organizatë terroriste, ka thënë për britaniken Express një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Duke folur për Express.co.uk të premten më 23 gusht 2019, Hossein Abedini i NCRI-së i bëri thirrje Qeverisë Britanike që ta ndjekë e para shembullin e Presidentit amerikan Donald Trump në dënimin e IRGC-së.

Ai u bëri thirrje liderëve të G7, të cilët takohen këtë fundjavë në Francë, që t’ia "presin krahët IRGC-së" dhe përfshirjes së regjimit iranian në Siri, Irak, Liban e Jemen.

Ai tha: “Mendoj se zgjidhja është, që të jem krejtësisht i sinqertë, ka vetëm një zgjidhje.”

“Regjimi iranian kupton vetëm gjuhën e vendosmërisë dhe drejtësisë.

“Ata e konsiderojnë çdo përqasje të butë si shenjë dobësie dhe përfshihen edhe më shumë në vazhdimin e vrasjeve masive brenda Iranit, si dhe në vazhdimin e politikës së jashtme agresive në vende të ndryshme.

“Për shembull, në mbështetjen e Bashar Al-Assad në Siri dhe përkrahjen ndaj rebelëve Houthi në Jemen e ndaj Hezbollahut në Liban.”

“Ka vetëm një zgjidhje për të gjitha këto.”

“IRGC duhet të etiketohet si organizatë terroriste ashtu siç ka bërë tashmë SHBA.”

Departamenti amerikan i Shtetit e etiketoi IRGC-në si organizatë të huaj terroriste (FTO) në prill 2019.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.