• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Merkure 11 Dhjetor 2019, 19:53:26.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

SHBA Vë Sanksione mbi Rrjetin Terrorist të Regjimit Iranian, Etiketon Bankën e Libanit të Lidhur me Hezbollah-un si një 'Terroriste Globale'

Të enjten, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit vuri sanksione mbi katër ndihmues financiarë përgjegjës për lëvizjen e dhjetëra miliona dollarëve midis Forcës Qods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC-QF) të regjimit iranian dhe Brigadave Izz-Al-Din Al-Qassam të Hamas-it në Gaza.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë: "Etiketimi i sotëm pasqyron vendosmërinë tonë për t’iu kundërvënë ndikimit malinj të Iranit si dhe mbështetjes financiare, materiale apo teknologjike, apo shërbimeve financiare apo të tjera për Hamas apo në mbështetje të tij."

Thesari amerikan tha në një deklaratë: OFAC ka etiketuar Muhammad Sarur, Kamal Abdelrahman Aref Awad, Fawaz Mahmud Ali Nasser, dhe Muhammad Kamal al-Ayy për faktin që kanë ofruar mbështetje financiare, materiale, teknologjike dhe shërbime financiare apo të tjera për HAMAS apo në mbështetje të tij. Këta individë janë etiketuar sipas Urdhrit Ekzekutiv (E.O.) 13224, i cili ka në shënjestër terroristët dhe ata që japin mbështetje për terroristët apo për aktet e terrorizmit.

“Këta ndihmues kanë kanalizuar dhjetëra miliona dollarë nga Forca Qods e Iranit përmes Hizballah-ut në Liban drejt HAMAS-it për sulme terroriste me origjinë në Rripin e Gazës. Fushata e dhunshme e HAMAS-it kundër civilëve të pafajshëm dhe shtetit të Izraelit është në dëm të madh të popullit të Gazas,” tha Sigal Mandelker, Nën-Sekretare e Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.