• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

SHBA Ofron $15M për Informacione për Pengimin e Financimit të Gardës Revolucionare të Regjimit Iranian

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ofruar një shpërblim deri në 15 milion dollarë për dhënien e informacioneve që mund të ndihmojnë në pengimin e aparatit financiar të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të regjimit iranian (IRGC).

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit të tij Shpërblim për Drejtësinë, i ofron këto fonde në këmbim të informacioneve mbi burimet e të ardhurave të kësaj njësie ushtarake, të cilën administrata Trump e sanksionoi si organizatë të huaj terroriste në prill, sipas detajeve të marra nga The Hill. Kjo përfshin edhe informacionet mbi burimet financiare të Forcës Qods të IRGC-së. 

Administrata është gjithashtu në kërkim të informacioneve mbi makinacionet e paligjshme naftë-për-para të këtij grupi; mbi entitetet apo individët që e ndihmojnë t’u shmanget sanksioneve amerikane apo ndërkombëtare; institucionet financiare që punojnë me Gardën Revolucionare dhe tema të tjera që kanë lidhje me mekanizmat financiare të kësaj njësie ushtarake iraniane, raportoi The Hill të mërkurën më 4 shtator 2019.

Departamenti i Shtetit e shpalli shpërblimin në një konferencë paraditen e së mërkurës.

“IRGC trajnon, financon dhe pajis organizata proksi në mbarë Lindjen e Mesme. Irani kërkon nga këto grupe që t’i zgjerojnë kufijtë e revolucionit të regjimit dhe të mbjellin kaos e dhunë sektare,” tha Brian Hook, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin dhe këshilltar i lartë i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

“Po përdorim çdo vegël të mundshme diplomatike dhe ekonomike për t’i penguar këto operacione,” tha Hook.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.