• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Lideri Suprem i Regjimit Iranian i Përjashton Bisedimet me SHBA-në në Çfarëdo Niveli

Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian shpalli të martën se “nuk do të ketë asnjë bisedim me SHBA-në në asnjë nivel” — komente që me sa duket kanë për qëllim t’i japin fund çdo spekulimi lidhur me një takim të mundshëm SHBA-Iran midis Presidentit të regjimit Hassan Rouhani dhe Presidentit amerikan Donald Trump në Kombet e Bashkuara nga fundi i këtij muaji.

Televizioni shtetëror iranian ka cituar Liderin Suprem Ali Khamenei duke thënë se ky është pozicioni i gjithë lidershipit të regjimit dhe se “të gjithë zyrtarët në Republikën Islamike e besojnë unanimisht” këtë.

“Nuk do të ketë asnjë bisedim me SHBA-në në asnjë nivel,” tha ai.

Khamenei tha se SHBA dëshiron të vërtetojë se “politika e presionit maksimal” kundër Teheranit do të jetë e suksesshme.

“Ndërsa ne duhet të vërtetojmë se kjo politikë nuk vlen asnjë grosh për kombin iranian,” tha Khamenei. “Ja pse të gjithë zyrtarët iranianë, nga presidenti e ministri i jashtëm deri tek gjithë të tjerët kanë deklaruar se nuk do të kemi negociata (me SHBA-në), as dypalëshe, as shumëpalëshe.”

Ka patur raporte për një takim të mundshëm mes Presidentit Trump dhe Rouhani-t gjatë Asemblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet këtë muaj në New York.

Por tensionet që turbullojnë Gjirin Persik janë përshkallëzuar pas një sulmi në fundjavë nga regjimi i Iranit mbi objektet e mëdha të naftës në Arabinë Saudite.

Presidenti Trump ka thënë se do të “parapëlqente të mos” takohej me Rouhani-n në seancën e OKB-së.

Të hënën, ai deklaroi se “duket” se regjimi iranian qëndron prapa sulmit shpërthyes mbi objektet saudite të naftës.

Qeveria Saudite e ka quajtur sulmin një “akt i paprecedent agresioni e sabotazhi.”

 

Zyrtarët amerikanë kanë publikuar imazhe satelitore të dëmeve në zemër të uzinës përpunuese të mbretërisë në Abqaiq dhe në një fushë kryesore nafte; dhe dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se sulmuesit kanë përdorur disa raketa kruz dhe dronë, sipas Associated Press.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur për në Jiddah në Arabinë Saudite për të diskutuar përgjigjet e mundshme ndaj asaj që zyrtarët amerikanë besojnë se ishte një sulm i ardhur nga toka iraniane.

Në një editorial më 18 shtator 2019, Agjencia e Lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit, la të kuptohej se qëllimi i regjimit me sulmin ndaj Arabisë Saudite ishte ta bënte Presidentin Trump të humbë në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA.

“Sulmi mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite, pavarësisht se nga kush është kryer, është një transformim i luftës së zakonshme në luftë kibernetike, ose një kombinim i të dyjave. Ai është ndoshta një pikënisje për sulme të mëtejshme mbi infrastruktura të tjera saudite, duke përfshirë stacionet e ujit dhe të energjisë në fazën tjetër. Sigurisht që Trump, i cili krijoi tensione duke u larguar nga marrëveshja bërthamore e duke vënë sanksione të mëdha mbi Iranin, është përgjegjës për këto sulme, dhe Irani i cili rrëzoi Jimmy Carter-in do ta rrëzojë edhe Trump-in në zgjedhjet e radhës,” shkruan Fars.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.