• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Pompeo Thotë se Sulmi i Regjimit Iranian mbi Naftën Ishte 'Akt Lufte,' Trump Jep Urdhër për Sanksione të Reja

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të mërkurën se i kishte dhënë urdhër Sekretarit të tij të Thesarit t’i “rriste në mënyrë të konsiderueshme sanksionet” e vëna mbi regjimin iranian, pas sulmit të tij mbi objektet saudite të naftës.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e ka përshkruar sulmin si “një akt lufte” kundër eksportuesit numër një të naftës në botë dhe ka thënë se Uashingtoni dëshiron të krijojë një koalicion partnerësh europianë dhe arabë për ta shkurajuar regjimin iranian.

“Ky është një sulm i një shkalle që nuk e kemi parë më përpara,” u ka thënë Sekretari Pompeo reporterëve që po udhëtonin me të përpara se të zbrisnin në qytetin saudit Jeddah për të biseduar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. “Sauditët janë kombi që është sulmuar. Ndodhi në tokën e tyre. Ishte një akt lufte direkt kundër tyre.”

Një zyrtar amerikan ka thënë për Reuters se sulmet kanë ardhur nga Irani jug-perëndimor. Tre zyrtarë kanë thënë se sulmet janë kryer me raketa kruz dhe dronë, gjë që tregon një shkallë më të lartë kompleksiteti dhe sofistikimi se ç’mendohej fillimisht.

Sekretari Pompeo tha se sulmet me dronë dhe raketa kruz mbi dy instalacionet saudite të naftës të shtunën nuk kanë ardhur nga groupi Houthi i Jemenit, grup i cili është i lidhur me Iranin dhe i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Riyadh ka thënë se janë përdorur armë iraniane dhe se është duke hetuar pikën e lëshimit.

Sekretari Pompeo tha se drejtimi i fluturimit tregon se sulmi nuk ka ardhur nga jugu, ku ndodhet Jemeni, dhe se komuniteti amerikan i inteligjencës ka “besim të fortë” se armët e përdorura nuk janë pjesë e arsenalit të Houthi-ve.

“Po të ishte e vërtetë ajo gjë — nuk është, por po të ishte e vërtetë — nuk e ndryshon faktin që gjurmët e gishtave të Ajatollahut ndodhen në vënien në rrezik të ofertës globale të energjisë,” tha ai, duke iu referuar Liderit Suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei.

“E dimë gjithashtu se këto janë sisteme që iranianët nuk i kanë përdorur në asnjë vend tjetër, që nuk i kanë përdorur jashtë vendit, nga njohuritë më të mira që kemi lidhur me këtë,” shtoi ai. “Nuk kemi parë asnjë provë që ka ardhur nga Iraku. Mund të kishte udhëtuar mbi Kuvaitin, nuk e kemi parë as këtë.”

Një ish-zyrtar i Thesarit amerikan tha për Reuters se Uashingtoni mund ta marrë në shënjestër regjimin e Iranit me sanksione të ashtu-quajtura dytësore të cilat mund t’i pengojnë përpjekjet e aleatëve europianë që janë ende pjesë e paktit bërthamor të 2015-ës me Teheranin, pakt nga i cili SHBA u tërhoq vitin e shkuar.

“Franca ka dhënë idenë e kredisë 15 bilionëshe dhe nuk mund ta besoj në asnjë mënyrë që administrata Trump ta lejojë këtë gjë të ndodhë tani,” tha ish-zyrtari.

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi e ka përshkruar sulmin mbi instalacionet saudite të naftës si një hap madhor dhe një fazë të re në agresionet luftënxitëse të diktaturës fetare që sundon Iranin, duke shtuar se ushtrimi i forcës dhe vendosmërisë është gjuha e vetme që mullahët kuptojnë.

Mos-veprimi vetëm sa e trimëron këtë regjim mesjetar, viktima kryesore e të cilit është populli iranian, vërejti ajo, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare për t’ia hequr qafe botës fashizmin fetar që sundon Iranin, i cili është burimi i të gjitha krizave në rajon, është ndryshimi i këtij regjimi jo-legjitim nga populli iranian dhe lëvizja e organizuar e rezistencës së tij.

Lidhur me këtë, znj. Rajavi vuri në dukje se:

  • Duhet të rikthehen rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara mbi projektin e armëve bërthamore të mullahëve dhe ndalimi mbi pasurimin.
  • Dëbimi i regjimit, Gardës së tij Revolucionare dhe grupeve militante mercenare nga Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Afganistani është një nevojë urgjente.
  • Bashkimi Europian duhet t’i vendosë në listën e terroristëve Khamenei-n, zyrat e tij, IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës.
  • Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’ia referojë një gjykate ndërkombëtare dosjen e abuzimeve dhe mizorive mbi të drejtat njerëzore të kryera nga regjimi klerikal, sidomos të masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën.
  • Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e Rezistencës së popullit iranian për ta përmbysur teokracinë në pushtet dhe për të fituar lirinë.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.