• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 13 Tetor 2019, 15:21:54.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

The Washington Times: Grupi i mërguar paraqet prova që tregojnë se sulmi shkatërrimtar mbi naftën saudite është planifikuar dhe kryer nga Irani

Grupi më i madh i rezistencës ndaj regjimit iranian paraqiti të hënën prova se ka qenë Teherani që e ka kryer sulmin dëmtues të 14 shtatorit mbi komplekset e naftës të Arabisë Saudite nga një bazë brenda Iranit.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit mbajti një konferencë për shtyp në Uashington për të publikuar një raport prej 22 faqesh të bazuar në rrjetin e tij të inteligjencës brenda vendit.

Grupi deklaroi se autorizimi për sulmin, i cili ka përdorur raketa dhe dronë, ka ardhur nga mullahu më i lartë.

“Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit, u ka dhënë urdhër direkt komandantëve të operacionit për ta kryer sulmin,” thotë raporti i NCRI-së.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.