• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 21 Nentor 2019, 19:22:51.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Italia Ndalon Fluturimet nga Kompania Mahan Air e Regjimit Iranian

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 03 nëntor  2019.

Italia do t’i ndalojë fluturimet nga kompania Mahan Air e regjimit iranain, shpallën të shtunën mediat shtetërore iraniane. Kjo kompani ajrore është përgjegjëse për transportimin e pajisjeve ushtarake dhe personelit në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Gjermania dhe Franca i kanë ndaluar që më parë fluturimet nga kjo kompani, dhe Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i pati thënë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo në fillim të tetorit se Roma do të merrte një vendim për ta ndjekur apo jo shembullin e tyre, raporton Reuters.  

Autoriteti ajror i Italisë, ENAC, ka thënë në një deklaratë se ndalimi ndaj fluturimeve të Mahan për në Romë dhe Milano do të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit.  

Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr ka cituar Maqsoud Asadi Samani-n, sekretarin e Shoqatës së Kompanive Ajrore Iraniane (AIA), i cili e konfirmon këtë ndalim dhe thotë se fluturimet e Mahan Air për në Romë dhe Milano do të pezullohen. 

Gjermania e ka anulluar liçencën e kësaj kompanie ajrore në janar, ndërsa Franca e ndaloi atë në mars, duke e akuzuar për transportim të pajisjeve ushtarake dhe personelit në Siri e në zona të tjera lufte në Lindjen e Mesme.  

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione mbi Mahan Air në 2011-ën, duke thënë se kjo kompani mbështet, duke përfshirë financiarisht, Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian. Departamenti amerikan i Shtetit e ka etiketuar IRGC-në si organizatë të huaj terroriste në prill 2019.  

Në nëntor 2017, Komiteti i Punëve të Jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka publikuar një raport gjithëpërfshirës ku tregohet me detaje roli i Mahan Air në ndërhyrjet e regjimit iranian në vendet e rajonit, duke përfshirë transferimin e personelit dhe logjistikës për IRGC-në dhe grupet militante proksi. IRGC dhe veçanërisht dega e saj jashtë-territoriale Forca Qods i përdor këto kompani ajrore për të transferuar komandantë të IRGC-së dhe pajisje tek grupet proksi, thotë raporti. 

  

Lexojeni të plotë këtë raport: "Iran: Një Entitet i Forcave Qods të IRGC-së me Emrin Mahan, Operon nën Maskën e një Kompanie Private

 

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.