• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Mbështetja për fetvën Iraniane për të vrarë Rushdie u gjet në laptopin e sulmuesit të Charlie Hebdo

NCRI – Nje dokument i zbuluar nga policia franceze në kompjuterin e Cherif Kouachi, personi përgjegjësi për vrasjet e 7 Janarit në Paris, tregon se ai ka pasur thirrje me fetva nga Khomeini (themeluesi i regjimit klerikal ne Iran) për të vrarë një novelist britanik dhe kjo është plotësisht e justifikuar.

Gazeta New York Times e 17 Janarit shpjegon se kjo provë që policia Franceze zbuloi në kompjuterin e Cherif Kouachi në 2010 përfshinte një dokument në të cilin ai përshkruante një fetva kundër Salman Rushdie “si plotësisht të justifikuar”.

Dokumenti është një provë e qartë e realitetit e cila dëshmon që rrënjët e masakrës së Charlie Hebdo i kanë themelet në fetvën e Khomeinit të 1989 për të ekzekutuar autorin Britanik Salman Rushdie. Në ato vite, Rushdie, autori i “Vargjeve Satanike” është akuzuar për fyerje ndaj Islamit.

Atë vit, Khomeini kërkonte një mënyrë për të rregulluar humbjen e tij në luftën 8-vjeçare me Irakun. Në mënyrë të ngjashmë, ai po kërkontë për disa cështje që të mund të eklipsonin masakrën e 30.000 të burgosurve poltike në hapsirën kohore prej vetëm disa javë në të gjithë Iranin.

Më 14 Shkurt 1989, Khomeini lëshoi fetvën vijuese: “ Muslimanë të guximshëm në të gjithë botën, kudo që jeni gjeni “ autorin e “Vargjeve Satanike” dhe “Botuesit të cilët dinin përmbajtjen e tij”, shpejt ti ekzekutoni ata”.

Fatva lexon: Kushdo i cili arrin të kontaktoj më autorin e këtij libri, por nuk është në gjendje për ta ekzkutuar, duhet ta prezantojë atë me njerëzit e duhur që ai të marr ndëshkimin e tij”. Në vijim, pas shpalljes së dekretit, Mir Hossein Mousavi, Kryeministri i atëhershëm, njoftoi zinë publike në Iran.
Pas leshimit të këtij fetva, në 1991 nje terrorist fundamentalist goditi me thikë për vdekje Hitoshi Igarashi, perkthyesin japonez të librit të Salman Rushdie-s. Në të njëjtën mënyrë, në vitin 1993, botuesi norvegjez i këtij libri, William Nygaard, u sulmua dhe u plagos. Në sulme të ngjashme, përkthyesit Italian dhe Belgë të këtij libri gjithashtu u plagosën rëndë. Salman Rushdie jeton në fshehtësi dhe ka ndryshuar vendbanimin e tij 30 herë.

Regjimi Iranian ka deklaruar, në mënyrë të vazhdueshme, se kjo fetva është ende në fuqi dhe në vjeshtën e 1991, një fondacion shtetëror i quajtur “15 Khordad” vendosi cmimin prej 3.3 milion $ për kokën e Salman Rushdie.

Në një mesazh të 29 Janarit 2005, udhëheqësi supreme aktual i regjimit, Ali Khamenei, përsëriti vendimin me vdekje për autorin britanik.

Nga pikëpamja e shumë studiesve Islamikë, kjo fetva nuk është e justifikuar. Megjithatë, Khomeini dhe mullahët që e pasuan atë kanë lëshuar shumë urdhra vdekje për shumë artistë dhe autorë. Fereydoun Farokhzad, prezantuesi Iranian, u vra në 7 Gusht 1992 nga elementët e mullahëve në Bon, Gjermani.

Në mënyrë të ngjashme, në vitet 1990 brenda kufinjëve të Iranit shumë autorë, intelektualë dhe artistë u vranë për shkak të fetvatëve të lëshuar nga mullahët e shtetit, duke përfshirë: Mohammad Mokhtari, Mohammad Jafar Pouyandeh, Majid Sharif, Pirouz Davani dhe të paktën 100 intelektualë të tjerë u vranë në atë që u quajt “ Vrasje Seriale” në Iran.

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.