• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Enjte 19 Shtator 2019, 15:47:15.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Zbulimi i Rrugëve të Fshehta Ajrore të Regjimit Iranian për Kontrabandë Armësh në Liban

Publikuar më 03 shtator 2018.

Një kompani iraniane e aviacionit civil dyshohet se dërgon armë kontrabandë në Liban, destinacioni i të cilave është grupi militant Hezbollah dhe fabrikat iraniane të armëve – dhe burimet perëndimore të inteligjencës thanë të hënën se kanë zbuluar rrugët e paparashikuara që me sa duket ka përdorur Irani për të mos u zbuluar; ka raportuar ekskluzivisht Fox News të hënën, më 3 shtator 2018.

Burimet identifikuan dy fluturime të rralla e të pazakonta të Qeshm Fars Air nga Teherani drejt aeroportit ndërkombëtar në Beirut gjatë dy muajve të kaluar.

Fluturimi i parë, më 9 korrik, përfshiu një Boeing 747 që u nis nga një bazë force ajrore në Teheran, u ndal për një pushim të shkurtër në aeroportin ndërkombëtar në Damask, Siri, dhe më pas vazhdoi në një “rrugë disi jo-karakteristike” drejt aeroportit ndërkombëtar të Beirutit, ku zbriti pak pas orës 4 mbasdite me kohën lokale.

Sipas të dhënave të fluturimit të siguruara nga Fox News, rruga ka kaluar mbi Libanin verior, duke mos ndjekur asnjë shteg fluturimi që përdoret zakonisht. Një burim rajonal inteligjence që ka kërkuar të mbetet anonim ka thënë: “Iranianët po përpiqen të gjejnë mënyra e rrugë të reja për të kontrabanduar armë nga Irani tek aleatët e tij në Lindjen e Mesme, duke testuar e mospërfillur aftësitë e Perëndimit për t’i zbuluar.”

Burimet perëndimore të inteligjencës thonë se aeroplani transportonte pjesë përbërëse për prodhimin e armëve precize në fabrikat iraniane brenda Libanit. SHBA dhe Izraeli, si dhe agjensi të tjera perëndimore të inteligjencës, kanë siguruar prova se Irani ka operuar fabrika armësh në Liban, Siri dhe Jemen.

Javën e shkuar, duke cituar burime iraniane, irakene dhe perëndimore, agjensia e lajmeve Reuters raportoi se Irani i kishte transferuar raketa balistike me largësi të vogël qitjeje aleatëve të tij shiitë brenda Irakut në muajt e fundit. Teherani dhe Bagdati e kanë mohuar zyrtarisht këtë raport.

Fluturimi i dytë u bë me 2 gusht. Fluturimi me numër QFZ9960 zbriti në Beirut në orën 5:59 mbasdite, pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit dy orë e gjysëm më parë. Këtë herë, avioni nuk u ndal në Damask, por ndoqi një rrugë pak të parregullt në veri të Sirisë.

Qeshm Fars Air konsiderohet si njëra nga disa kompanitë ajrore pseudo-civile që përdoren për kontrabandë armësh nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe nga forca elitare Al-Quds e drejtuar nga Qassem Soleimani. Në tetor 2017, Presidenti Trump vendosi sanksione mbi IRGC-në dhe mbi forcën Al-Quds.

Kjo kompani ajrore i kishte ndërprerë operacionet në vitin 2013, duke dhënë si arsye menaxhimin e keq, por rifilloi nën një menaxhim të ri në mars 2017. Thuhet se ka dy avionë Boeing 747 në flotën e saj. Mes anëtarëve të bordit të kompanisë janë tre përfaqësues të IRGC: Ali Naghi Gol Parsta, Hamid Reza Pahlvani dhe Gholamreza Qhasemi.

Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor i sigurisë i Libanit, sipas Departamentit të Shtetit. Që nga viti 2006, SHBA i ka dhënë Libanit mbi $1.7 bilion asistencë sigurie, pjesërisht për t’iu kundërvënë influencave të Hezbollah. 
Hezbollah konsiderohet organizatë terroriste nga shumë zyrtarë amerikanë e nga vende të tjera perëndimore, dhe mbështetet e financohet nga Irani.

Burimi: foxnews  

Stampa Email

Copyright © 2018 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.