Saturday, August 15, 2020

Dita e 56-të e Protestave të Iranit: Khamenei Shpreh Shqetësim Lidhur me Rolin e PMOI/MEK në Kryengritjen Mbarëkombëtare

Dita e 56-të e Protestave të Iranit

Dita e enjte, 9 janar 2020, shënon ditën e 56-të që nga nisja e protestave mbarëkombëtare të Iranit.

Khamenei Shpreh Shqetësim Lidhur me Rolin e PMOI/MEK në Kryengritjen Mbarëkombëtare. Në fjalimin e tij, Khamenei shfaqi sërish frikën nga roli që Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) dhe Njësitë e Rezistencës kanë luajtur në kryengritjen mbarëkombëtare që përfshiu 191 qytete të Iranit.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka identifikuar 704 nga mbi 1500 protestuesit e vrarë nga regjimi deri tani.

Znj. Maryam Rajavi i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të dërgojnë urgjentisht një mision ndërkombëtar të gjetjes së fakteve në burgjet iraniane për t’u takuar me të burgosurit.

Detaje të kryengritjes:

Numri i qyteteve të përfshira në kryengritje: 191

Numri i martirëve: të paktën 1500

Numri i të plagosurve: mbi 4,000

Numri i të arrestuarve: mbi 12,000